Demokratët iu drejtuan institucioneve të drejtësisë për dy çështje që së fundmi kanë marrë energjinë kryesore të saj: Zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe çështja Balluku.
Endri Shabanin në krye të Avokatit të Popullit, PD e goditi në Gjykatën Kushtetuese të cilës i kërkon ta rrëzojë zgjedhjen e tij, përmes një procedure të parregullt ligjore, sipas saj.
PD u pendua dhe i tërhoqi firmat për të mbështetur Shabanin i cili u votua Avokati i Popullit në seancë plenare vetëm nga socialistët.
PD iu drejtua edhe SPAK-ut, duke dërguar një padi për shpërdorim detyre për Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin, për të cilin thotë se po pengon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të avancuar me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv kryeministres në hetim Belinda Balluku.
Shfaqjen e fundit të zv kryeministres në aktivitet qeveritare, në një kohë kur SPAK kërkon arrestimin e saj kreu i PD Sali Berisha e komentoi kështu:
“Balluku është turpi i Shqipërisë, turpi i kombit shqiptar, turpi i qeverisë. Nuk ka asnjë diskutim që Edi Rama do të bllokojë drejtësinë. Do të përdorë 83 mandatet e tij të krimit, kundër drejtësisë.”
Berisha thotë se fundi qeverisë nuk do t’i vijë nga drejtësia, por revolta në rrugë.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar ditën e sotme në SPAK për ‘shpërdorim detyre’ kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.
Burime Për Report TV bëjnë me dije se ky kallëzim ka ardhur me argumentimin se Peleshi bllokoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen e zëvendës-kryeministres Belinda Balluku.
PD pretendon se Peleshi përmes veprimeve apo mos-veprimeve të tij ka penguar drejtësinë të bëjë punën e vetë, duke mos i hapur rrugë procesit për heqjen e imunitetit të Ballukut, me vendim të SPAK.
Kujtojmë se më herët, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin se e ka kthyer institucionin në bunker të Belinda Ballukut.
Në shkresën që Peleshi u ka nisur deputetëve të PD-së sqarohej se Këshilli i Mandateve nuk do të mblidhet pa u shprehur Gjykata Kushtetuese për çështjen Balluku dhe se zv.kryeministrja ka kërkuar 3 javë kohë për tu mbrojtur.
Po ashtu, më herët Bardhi ka deklaruar se Niko Peleshi ka mbyllur çdo sallë të Kuvendit si dhe atë të PD-së, duke mos lejuar as zhvillimin e një takimi me gazetarët në zyrë. Bardhi tha asokohe se do të vijojnë me kërkesat për mbledhjen e Këshillit të Mandateve.


Komente









