Kursimi dhe nxitja e diversifikimit të energjisë, Partia e Lirisë depoziton paketë me ndryshime ligjore! Meta: Mbron konsumatorët nga rritja e çmimeve

Partia e Lirisë ka dorëzuar në Kuvend një paketë me ndryshime ligjore në lidhje me tregun e energjisë së rinovueshme në vendin tonë, për të cilin ka reaguar edhe Ilir Meta, i cili theksin e ka vënë te liberalizimi i tregut dhe “stimulimi i ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese nga burimet e energjisë”.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë së Lirisë ka vënë në dukje edhe se vendit tonë i duhen burimet të reja për të plotësuar nevojat në rritje për energji elektrike. Ai ka shtuar se ndryshimet e propozuara prej partisë së tij “do të jenë një shtysë e re për plotësimin e objektivave kombëtare për prodhimin e energjisë së rinovueshme që për 2020 ishin 38 %”.

“Futjes në rrjet me pagesë e energjisë së gjeneruar nga impiantet fotovoltaike familjare, dhe subvencionimi i ndërtimit të tyre, do të krijojë një realitet të ri të konsumit dhe të kursimit të energjisë nga çdo ekonomi shtëpiake”, shton kreu i Partisë së Lirisë.

Sakaq, një koment Meta e pa pasur edhe për protestën e pedagogëve, të cilët kërkojnë rritje të rrogavë të tyre, teksa çmimet në vendin tonë janë rritur ndjeshëm. Ai ka mbështetur këtë aksion të akademikëve dhe i ka inkurajuar ata të “të shfrytëzojnë të drejtat që u jep kushtetuta”.

“Jemi me çdo protestë që bëhet në Shqipëri dhe inkurajoj dhe një herë pedagogët dhe grupet e interesit të shfrytëzojnë të drejtat që i jep kushtetuta për të mbrojtur të drejtat e tyre”, ka deklaruar Meta.

Përsa i përket kërkesës për ndryshime ligjore, të firmosur nga deputeti Petrit Vasili, aty theksohet se “Shqipëria ka nevojë të jashtëzakonshme për burime të reja për plotësimin e nevojave në rritje për energji elektrike”, por edhe vihet në dukje se autoritetet janë mbështetur tek energjia e prodhuar nga hidrocentralet për të plotësuar nevojat e vendit tonë me energji.

“Liberalizimi i tregut dhe motivimi për pjesëmarrjen e bizneseve dhe ekonomive familjare në investime dhe gjenerim energjie për nevojat e tyre, mund të sjellë një përmirësim të shpejtë të situatës. Propozimi për mundësinë e futjes në rrjet me pagesë të energjisë së gjeneruar nga Impiantet fotovoltaike familjare, dhe subvencionimi i ndërtimit të tyre, do të krijojë një realitet të ri të konsumit dhe të kursimit të energjisë nga cdo ekonomi shtepijake”, thuhet në propozimin e PL-së ndër të tjera.

Nga ana tjetër, në tekstin e projektligjit thuhet se “një shoqëri e vogël ose e mesme apo një klient familjar mund të instalojë një kapacitet total deri në 2 MË për prodhimin e energjisëe elektrike nga era ose dielli për to mbuluar një pjesë të energjisë elektrike që i nevojitet”.

Më tej, në pikën 3, të nenit 2 nënvizohet se bilanci neto energjisë do të bëhet në baza vjetore, ndërsa faturimi bëhet në baza mujore për secilën pike matje.

“Bilanci neto bëhet në baza vjetore, ndërsa faturimi bëhet në baza mujore për secilën pike matje. Teprica e energjisë elektrike më e madhe se konsumi mujor i shitet fumizuesit to shërbimit universal, i ngarkuar me deyrimin e shërbimit publik sipas çmimit to miratuar nga ERE në përputhje me metodologiinë e miratuar nga Këshilli i Ministrave, me propozimin zv. Ministrit.

Metodologjia përcakton kriteret e llogarities së cmimit, duke u bazuar në çmimin e tregut to organizuar to energjisë elektrike ose deri ne krijimin e tij, në çmime to krahasueshmc to tregjeve të organizuara to vendeve fqinje, plus një bonus to caktuar për promovimin a këtyre burimeve, i cili merr në konsideratë një kthim të arsyeshëm to vlerës së investimeve. Në çdo rast, ky cmim nuk do të jetë më i ulët se çmimi i miratuar nga ERE në vitin 2016”, thuhet ndër të tjera në projektligj. Meta pati edhe një koment sa i përket një bashkimi të mundshëm të partisë demokratike dhe zgjedhjeve vendore ku tha se e rëndësishme është që demokratët të dalin sa më shpejt me një kandidat. Ashtu sikurse në çdo deklaratë, Meta nënvizoi se qëllimi opozitar është të mposhtin regjimin ‘putinian’ të Edi Ramës. Kjo deklaratë e Metës vjen pasi sipas tij, Rama po justifikon vjedhjet nga qeveria e tij me pretekstin e luftës në Ukrainë.  

(Kliko këtu për dokumentin) Shtesat për sektorin e energjisë elektrike

 

(Kliko këtu për dokumentin) Për nxitjen e perdorimit te energjise nga burimet e rinovueshme

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
Zgjedhjet vendore, Meta: PD të jetë e qartë kur do dalin me kandidat kundër Ramës! Boll me gënjeshtrat e tij, s’na e ka fajin Putini për krizën

 

I pyetur për zgjedhjet vendore të 2023 dhe primareve të Berishës, Meta tha se Partia e Lirisë nuk është në dorë të askujt dhe se pret që sa më shpejt PD të jetë e qartë për daljen e kandidatit kundër Rilindjes. Meta tha se të paktën deri tani, qëllimi i vetëm është të largohet Edi Rama i cili për aktet e tij justifikohet me Vladimir Putin. Meta shtoi se asnjë çmim në rajon nuk është rritur si në Shqipëri, duke veçuar këtu Serbinë, e cila sipas tij po mbrohet nga vllazëria me Ramën për mos vendosjen e sanksioneve ruse.

‘Ne nuk kemi lënë në dorë të askujt, gjithsecili merr fatin e tyre në duart e tyre. E rëndësishme është PD sa më shpejt të jetë e qartë për momentin se kur do dalin kandidatët për rilindjen. Për zgjedhje s’do votohet as për Berishën as për Metën por do votohet për kandidat konkret.

Fitore për opozitën dhe të gjtihë qytetarët shqiptarë, boll me përrallat dhe gënjeshtrat e Edi Ramës. 10 vite akuzonte Berishën ndërkohë që vjedh vetë, tani ka dalë me pretekstin se vjedh Putini. Nuk na e ka fajin Putini ne për inceneratorët, as për drejtësinë, as për rrugët, as për PPP. Për këto e ka fajin vetëm Edi Rama.

Se ça është Putini e di gjtihë bota, diktator, agresor për luftën jo vetëm për këtë, por ne e dimë se çmimet në ukrainë janë më të lira se në Shqipëri, ashtu sikurse karburanti ëhstë më i lartë sesanë Maqedoni, në Kosovë, Mal të Zi madje dhe Serbi që ëhstë kundër sanksione dhe që ky i lutet botës të mos ti bëjnë gjë vëllait të tij.’- tha Meta.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asnjeanes: 18/10/2022 17:22

    Ti mor Hajdut dhe Kriminel qe nuk ke lene gje pa bere ke Fytyre dhe vazhdon akoma te dalesh para Kamerave? Ti the ne Javen e pare te Shtatorit: Edi Rama i ka Ditet e numeruara, ceshtje javesh dhe ai do iki. Me ceshtje javesh une kuptoj deri ne kater Jave, pastaj flitet per ceshtje Muajsh pra ti je nje Sharlatan qe nuk e ke Shokun ne Shqiperi. Edhe Gruaja jote eshte si ti, kerkonte te na mbushte Mendjen se ska bere Operacione Bukurie. O Zot i dashur liroje Shqiperine nga keto Plehra.

    Përgjigju
  • mali me gropa: 18/10/2022 12:47

    putin jo nje zagar i putinit do pune te arrij putinin ky burracak

    Përgjigju
  • Esi: 17/10/2022 14:18

    Edhe ti je nje Putin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël