Partive të vogla janë të vendosur për të qenë pjesë e zgjedhjeve vendore të qershorit 2019. Ish- aleati Lulzim Bashës, kreu i Aleancës Demokratike, Eduart Abazi, shprehet se pjesëmarrja në zgjedhje është mundësia për të marrë përgjegjësi nga ana e qytetarëve dhe për ta çuar zërin e tyre në institucionet vendimarrëse. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Gjet Ndoj kryetar i partisë Aleanca Arbnore Shqiptare.
"Mundësia e delegimit të pushtetit të fuqisë se sovranit, që shpesh artikulojnë ata që e kanë shpërdoruar realisht këto 25 vjet, është përmes votimit. Detyrimi i aleancës është të bëhet pjesë e procesit zgjedhor", shprehet Abazi.
"Çdo parti ekziston për të ushtruar vullnetin e anëtarësisë së saj për të qenë një alternativë në garën politike, nuk ka sens që një parti të ekzistojë jashtë zgjedhjeve. Ne do marrim pjesë në zgjedhje dhe do të përpiqet të marrë një rezultat më të lartë, të kemi këshilltarë në 61 bashkitë e vendit", thotë Ndoji.
Por për partitë e vogla problem mbetet kodi elektoral, që sipas tyre është diskrminuese.
"Për shkak të qëndrimit të dy palëve të politik, nëse ne do të detyrohemi, do të jemi pjesë e koalicionit të majtë. Po tregoi një vullnet për tu përafruar me zgjidhjen e problemeve, ndryshe nga ç'ndodhi me PD-në që edhe në çadër e pati mision sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe sa mbaroi procesi u rrekën disa muaj duke bërë edhe pjesë të komisioneve parlamentare, harxhojnë paratë e shqiptarëve përmes komisioneve, i shmangen dhe i lënë gjërat rrugëve", shprehet kreu i Aleancës Demokratike, Eduart Abazi.
Dhe pse parti të vogla, numri i elektoratit të tyre variojnë nga 15-18 mijë vetë, ku secili prej tyre numëron në të gjithë vendin 15 deri në 18 këshilltarë në këshillat bashkiak.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4392
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Kukës, Zaloshnja: Bashkimi i Berishës e Metës tregon se pakësojnë votat! Të ndryshojnë emrin e koalicionit në ‘Bashkë Humbasim’
27 Shtator 2023, 13:55
-
Humbi bashkinë e Mallakastrës me diferencë të vogël votash, Kapllanaj: Shkak bashkëpunimi mes kandidatit të foltores dhe atij të PS-së
19 Maj 2023, 22:00
-
Zgjedhjet lokale në Shqipëri ndër vite, historia e ‘përplasjes’ PD-PS! 18 përballje elektorale lokale që nga viti 1992
13 Maj 2023, 10:52
-
Rithemelimi denoncon: Zyrtarët e PS-së po blejnë vota në Dibër! Policia: E pavërtetë! U morën në pyetje e janë lënë të lirë
12 Maj 2023, 21:52
-
Dyshohet se po i shpërndanin për fushatë, dy punonjësit e Bashkisë Shkodër kapen me 50 pako ushqimore në furgonin e Drejtorisë Arsimore (VIDEO)
12 Maj 2023, 15:13
-
‘Vendoret’/ Kandidatët e forcave politike në terren për bashkëbisedim me qytetarët
6 Maj 2023, 10:39
-
Kandidati i çiftit Berisha-Meta kallëzim në SPAK për 'rivalin' e tij në Bashkinë Vorë: Ka abuzuar me tenderin e pastrimit, zhvati 2.3 mln euro
3 Maj 2023, 11:11
-
Skënder Minxhozi: Socialistët fitimtarë dhe të papëlqyer, ku qëndron paradoksi i 14 majit?!
1 Maj 2023, 17:19
-
Pas operacionit, Rama rinis fushatën, shfaqet në Kamëz dhe kërcen me këngën e PS: Në 14 maj do heqim appendisitin 'me 2 koka'
22 Prill 2023, 11:10
-
'14 maji'/ Kandidati Ermal Dredha prezantohet me strukturat e PS në Vlorë: Do të jem pranë qytetarëve të thjeshtë në qytet e në fshat
28 Mars 2023, 18:10
-
Zgjedhjet vendore, PS regjistrohet në KQZ, Eridian Salianji dorëzon kërkesën
4 Mars 2023, 10:19
-
Zgjedhjet e 14 majit për Bashkitë, shpërblimet që do të marrin anëtarët e komisioneve! Nga 60 mijë deri në 120 mijë lekë
29 Nëntor 2022, 16:53
Jane dhe te lagjja ime ca te Bashkimeve profesionale, te rinise,gruas dhe te veteraneve qe mund te bejne opozite serioze
PërgjigjuKeta kryetaret e partive te vogla,qe nuk jua kemi degjuar ndonjehere as emrin e partise,e jo me emerin e kryetareve,e njifkan mire teorine Marksistr-Leniniste te perfaqesimit te zerit te qytetareve,por harrokerkan,se jetojne ne nje demoRamakraci,qe eshte ne koalicion,me Avdulo-Gjusho trafikokraci te votave te atyre qytetareve,qe presin,zerin e perfaqesimit te tyre ne kuvend.Moj kacolle-ku ,na mblodhe!
PërgjigjuEdhe nje parti tjeter ,-si moter e dy partive te para ,te regjistruara per zgjedhiet e radhes-Me siglen ,-Pordhi kali ne dere te hanit-. Pa humbur kohe do te regjistrohet .Nuk eshte se ka ndonje njeri per -elektorat -Po ke program te shkelqyer ,;si -Si ta bejme shqiperin cop cop .Pershendetie .
Përgjigju