Partizani kërkon kualifikimin
në Hungari me Ferencvaros

Partizani kërkon kualifikimin<br />në Hungari me Ferencvaros
Partizani, sot në orën 19.30, luan në Budapest shanset për të vazhduar aventurën europiane. Pas barazimit 1-1 të ndeshjes së parë në Elbasan, dueli ndërmjet të kuqve dhe Ferencvaros pritet të jetë mjaft i luftuar. Rezultati favorizon lehtësisht hungarezët, të cilëve do t’iu mjaftonte edhe barazimi pa gola për t’u kualifikuar. Megjithatë, Partizani është një skuadër që nuk mund të nënvlerësohet. Të kuqtë nuk e njohin humbjen në aventurën europiane në këtë sezon, sepse kanë barazuar edhe në ndeshjen e mëparshme të luajtur në Europa League ndaj Sllovan Bratislavës. Pas përfshirjes në Champions dhe paraqitjes në Elbasan Arena, të besuarit e Adolfo Sormanit kanë fituar besim.

Nënkampionët e Shqipërisë synojnë surprizën dhe i kanë të gjitha kartat në rregull. Duke nisur nga fakti që janë një skuadër e fort në mbrojtje. Garancia e golave të paktë të pësuar, e shoqëruar me shfrytëzimin e shanseve të paraqitura, bëjnë që kalimi i turit të mos duket një utopi. Kjo edhe për faktin se megjithë historinë e madhe, Ferencvarosi nuk është një skuadër e frikshme. Me titullin kampion të Hungarisë të fituar pas 12 sezoneve dhe të rikthyer në Champions prej edicionit 2004-2005 kur kaluan Tiranën, ecuria e tyre e fundit në sfidat ndërkombëtare nuk është entuziazmuese. Në tre sezonet e fundit kur ka luajtur në Europa League, Ferencvaros është eliminuar gjithmonë në turin e dytë, me kundërshtarë dukshëm më inferiorë. Partizani duket se beson te mrekullia, edhe pse për t’ia dalë duhet të thyejë një tabu, fushën në Gruopama Arena, aty ku skuadra e drejtuar nga Thomas Doll është e pamposhtur prej 10 Shkurtit të kaluar, ku ka regjistruar nëntë rezultate pozitive.

Doll: Vetëm për fitore
Ferencvarosh niset vetëm për fitore përballë Partizanit. Trajneri i skuadrës hungareze, Thomas Doll në konferencën tradicionale të shtypit para ndeshjes së kthimit të raundit të dytë eliminator në Champions League e bëri të qartë se skuadra do të luajë në kërkim të golit pa llogaritur se edhe një barazim i bardhë e kualifikon, gjithsesi pa harruar të predikojë kujdes nga kundërshulmet e të kuqve. “Jemi në një pozicion të mirë dhe do të bëjmë gjithcka për të kaluar. Në fundjavën e kaluar u rikthyem te suksesi pasi mposhtëm Haladas në javën e parë të kampionatit dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu. Ne nuk mund të luajmë për 0-0, kjo mund të na ndëshkonte shumë lehtë. Ne duam të shënojmë gola dhe mezi presim të luajmë. Lojtarët do të jenë më të freskët dhe me më shumë besim. Duhet të tregohemi të kujdesshëm për të mos bërë gabime naive sic bëmë në ndeshjen e parë. Duhet të luftojmë fort dhe të jemi të uritur për lavdi. Do të tregohemi inteligjentë dhe jo të gjithë lojtarët duhet të vrapojnë përpara, pasi duhet të jemi të përgatitur edhe për kundërsulmet e tyre”.

Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)