Partizani nis sot aventurën europiane, Mehmeti: Do jetë ndeshje taktike në Gjeorgji! Laçi pret Iskrën në 'Elbasan Arena'

Sot në orën 18:00 do nisë aventurën në Conference League Partizani, që luan në Gjeorgji kundër Saburtalos. Trajneri Mehmeti në disa raste ka deklaruar se disa lojtarë nuk janë formë, por Partizani gjithsesi ka bindur në teste miqësore të zhvilluara në Slloveni.

“Është një ndeshje që fillimisht do jetë shumë taktike, por do ia lëmë fushës se si do ta interpretojmë ne ndeshjen, duke patur parasysh pikat e forta dhe të dobta të kundërshtarit,”-u shpreh Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

Edhe Laçi për turin e parë kualifikues të Conference League pret sot në orën 20:00 në ‘Elbasan Arena’ Iskrën e Malit të Zi.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar