Java e 12 e Superligës mbyllet sot me sfidën Partizani-Vllaznia që nis në orën 18:00. Në 'Arenën e Demave' pritet një ndeshje emocionuese, pasi të dy skuadrat duan fitoren për objektiva të ndryshme.
“Sigurisht që do mundohemi të ndryshojmë diçka sepse edhe ndeshja e fundit i tregoi disa mungesa. Mendoj se atmosfera në grup është rikthyer,”-u shpreh Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.
Partizani kundër Vllaznisë tenton fitoren e 6 rradhazi në Superligë, ndërsa Vllaznia në dy sfidat e fundit ka një humbje dhe një barazim.