Partizani pret Vllazninë, Veselinovic: Respektojmë më shumë veten tonë, Brdaric njeri dhe trajner serioz

Partizani pret Vllazninë, Veselinovic: Respektojmë më shumë veten tonë, Brdaric njeri dhe trajner serioz

Aleksandar Veselinovic

TIRANË - Partizani dhe Vllaznia luajnë këtë të premte në orën 19:00 për javën e 19-të në Superligë. Të kuqtë kanë një pikë më pak, ndërsa shkodranët bashkëndajnë kreu me Dinamon.

Para ndeshjes për mediet foli trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic. Ai tha se respektojnë kundërshtarin, por duan tri pikë. Elozhe edhe për trajnerin Thomas Brdaric.

Të kuqtë vijnë pas një ecurie jo të mirë, ku kanë katër ndeshje pa fitore (3 barazime dhe 1 humbje).

"Dy ekipet vijnë me disa mungesa në këtë përballje -  Nuk di çfarë të them për këtë situatë, sepse nuk e di se çfarë do të tregoj fusha. Jam i sigurt që çdo trajner i ekipeve tona ka probleme në vazhdimësi dhe të gjithë përpiqen të gjejnë zgjidhje më të mira për ndeshjen e radhës. Kolegu Brdariç është trajner dhe njeri shumë serioz. Dhe ju e dini e kam shprehur mjaft herë që mundohem t'i respektoj të gjithë kolegët, trajnerët.

Nuk është korrekte të komentoj situatat që ka brenda vetes klubi i Vllaznisë. Kryesore është të mendojmë për veten tonë. Kjo është ndeshja e fundit e kësaj pjese të kampionatit.

Ka qenë një periudhë e gjatë duke filluar me fazën përgatitore, ndeshjet në kupat e evropës dhe lojtarët kanë gati 6 muaj në këtë proçes. Në ndeshjen e fundit ndaj Elbasanit djemtë ishin shumë të motovuar , mjaft agresiv dhe mendoj se edhe ndeshjen e radhës do të jetë e njëjta situatë. E respektojmë Vllazninë, por si gjithmonë së pari duhet të respektojmë veten tonë.

Nën drejtimin e Brdariç, Vllaznia nuk ka humbur asnjë ndeshje me Partizanin - Statistikat janë statistika, por e thash Brdariç është njeri serioz dhe trajner shumë i mirë. Besoj se gjithçka që ka ndodhur te Vllaznia, përsa i përket ecurisë, performancës dhe rezultateve është edhe meritë e tij që e ka sjell deri këtu. Statistikat janë histori, të shohim si do të jetë në fushë.

Katër ndeshje pa fitore - Përveç një ndeshje, të tjerat nuk i kemi humbur. Kemi luajtur ndeshje pas ndeshje. Përgjatë këtyre katër muajve në 16 ndeshje të luajtura, kemi humbur vetëm një. Klasifikimi tregon se 4 skuadrat e para kanë krijuar diferencë nga të tjerat.

Gjatë gjithë kohës këto 4 skuadra lëvizin me një ose dy pikë. Jam personi i fundit që mund të them është në rregull edhe kur humbasim,  nuk jam njeri që më pëlqen të humb. Por mbase duhet të tregojmë respekt edhe për kundërshtarët tanë, dhe po mundohem që t'i respektoj gjithmonë edhe kundërshtarët", tha Veselinovic.


Lajmi kryesor:

Superliga, fillon sot akti i fundit për 2024! Ndeshjet në tre ditë, dy duele kyçe


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Burgu i Spaçit/ Ekspozohen foto-video dhe dëshmi nga ish-të dënuar: E kam prekur dhimbjen deri në gërmën e fundit

Burgu i Spaçit/ Ekspozohen foto-video dhe dëshmi nga ish-të dënuar: E kam prekur dhimbjen deri në gërmën e fundit