Partizani-Tirana të dielën në
Elbasan, gati Muzaka e Mazrekaj

Partizani-Tirana të dielën në<br />Elbasan, gati Muzaka e Mazrekaj
Derbit do zhvillohet në 19:00, në “Elbasan Arena”. Tiranës I kthehen Muzaka e G.Lika, Partizanit Mazrekaj
 
Do të luhet të Dielën në orën 19.00, derbi i 146 midis Partizanit e Tiranës. Tashmë është zyrtare dhe tifozët e të dyja skuadrave dhe gjithë të apasionuarit pas futbollit në vend mund të fiksojnë që tani datën dhe orën.
 
Derbi i parë sezonal luhet këtë të diel në “Elbasan Arena”, me skuadrat kryeqytetase që do të dhurojnë një tjetër episod të rivalitetit të përjetshëm mes tyre. Përcaktimi i orarit të derbit kompleton edhe programin e krejt javës së katërt të Superiores që nis këtë të shtunë, kur edhe do të luhen 4 takimet e tjera të ndara në dy orare të ndryshme.
 
Në orën 14.00 luhen njëkohësisht Laçi-Kukësi dhe Korabi- Vllaznia, ndërsa 3 orë më pas në skenë zbresin Skënderbeu- Luftëtari dhe Flamurtari-Teuta. Të dielën qershia mbi tortë apo pjata më e fortë e sezonit, quajeni si të doni, e rëndësishme është se absolutisht nuk duhet humbur!
 
Statistikat
Në prag të ndeshjeve të mëdha nuk ka se si të mos kujtohet historia e sfidave midis dy ekipeve më të titulluara të futbollit shqiptar. Partizani mbështetet fort pas statistikave, 60 fitore kundër 40 të Tiranës. Ndërsa 45 ndeshje të tjera jenë ndarë në barazim.
 
Situata bëhet edhe më e “hidhur” për Tiranën, teksa sheh që bardheblutë nuk njohin shijen e fitores në 9 ndeshjet e fundit kundër të kuqve. Presioni është më i madh tek 24 herë kampionët, pasi tifozët kërkojnë më çdo kusht një fitore në derbi.
 
Kthimet
Trajneri I Tiranës, Ilir Daja më në fund mund t’i gëzohet një organike të plotë, pasi janë bashkuar me grupin dy nga lojtarët më të rëndësishëm Gjergji Muzaka dhe Gilman Lika. Pas një periudhe të gjatë dëmtimi, dy mesfushorët me tipare sulmuese kanë zhvilluar seancat stërvitore me ngarkesë të plotë. Një klimë pozitive mbizotëron edhe tek skuadra e Partizanit.
 
Transferta përballë Teutës shëroi shumë plagë një javë përpara derbit, pasi rigjetën rrugën drejt golit, por mbi të gjitha vendosën paqen me tifozët. Trajneri Sormani mund t’i gëzohet faktit që Mentor Mazrekaj rikthehet të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma