Pas 15 vitesh bota e punës do të ndryshojë në mënyrë radikale 

Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), e cila ka në përbërje të saj disa prej vendeve më të pasura të botës, deri në 14% e vendeve të punës në 36 shtetet anëtare të Organizatës, mund të zëvendësohen nga robotët në 15 vitet e fundit.

Në raportin vjetor të Organizatës, mbi zhvillimin ekonomik dhe punësimin, pritet që po brenda kësaj periudhe, 32% e vendeve të punës të ndryshojnë në mënyrë radikale sepse do të automatizohen. Në Europën Perëndimore, Gjermania është vendi më i prekur nga ky trend, ku 18,4% e vendeve të punës do të automatizohen dhe 35,8% do të pësojnë ndryshime të konsiderueshme. Nëse vendet e punës transformohen ose humbasin tërësisht fal avancimit të teknologjisë, OECD-ja ngre pyetjen: ‘A jemi gati?’ Studimi parashikon sfida të mëdha për të ardhmen e punës.

Sektorët që do të preken do të jenë kryesisht industria dhe shërbimet. Për shembull, në shërbimin call center do të përgjigjet një robot i cili do të ketë në databazë çdo gjë që duhet të thotë, duke konvertuar të dhënat në zë. Bankat do të frekuentohen më pak dhe do të ketë më shumë automatë. Shumë nga zanatet në industritë prodhuese do të zëvendësohen nga krahu robotik. Ndërkohë që shumë vende pune do të ndryshohen ose eliminohen, teknologjitë e reja dhe të përmirësuara, do të krijojnë vende të reja pune që do të kërkojnë njerëz të kualifikuara.

Por aktualisht, gjashtë nga 10 të rritur nuk kanë eksperiencë në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit ndërsa pjesa e vendeve të punës që kërkon kualifikime të larta është rritur me 25 për qind gjatë 20 viteve të fundit.
Mesa duket  “Bota e Punës” do të jetë radikalisht e ndryshme në të ardhmen.

Teknologjia po transformon botën e punës përtej çdo njohjeje duke krijuar mundësi novatore. Si do të reagojmë ndaj kësaj bote të re të punës? Kjo mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: me mënyrën si do të reagojmë ndaj kësaj bote të re të punës sot, do të formësojmë shoqëritë dhe gjeneratat që do të vijnë./Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë