Eranda Libohova është një nga këngëtaret më të dashura për shqiptarët. Balada e saj e fundit ‘Pres të më thërrmosh’, pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe dëgjohet kudo. Mirëpo artistja shqiptare ka shumë vite që është shkëputur nga festivalet dhe është shprehur se i mungon të kënduarit ‘live’.
E ftuar në “Lart e Poshtë”, në RTSH, Eranda u shpreh: “Kam një sekret të cilin po e ndaj për publikun. Unë kam dëshirë të marr pjesë në festivalin e këngës. Më pëlqen të këndoj ‘live’ dhe e dua skenën, orkestrën dhe mendoj se do të rikthehem, jo sepse dua ‘Eurovizionin’, por sepse e dua muzikën.”
Këngëtarja i mungon skenës së “Festivalit të Këngës në RTSH” prej 17 vjetësh.
Eranda Libohova zbukuron cdo skene Festivali eshte vecse i nderuar me pjesmarrjen e saj
PërgjigjuPër ç farë arsye u rikthye? Lerini të rinjtë tani, jo po të çojmë Kozmanë në Eurosong!
PërgjigjuJe në kohë për të bër ndonjë lek duke kënduar në vënde të tjera e jo në skena festivalësh.