Pas '90, shpresën na e vranë, por dinjitetin jo!

Pas '90, shpresën na e vranë, por dinjitetin jo!

Historinë e shqiptarëve e kanë të vështirë ta shkruajnë historianët më të mirë në Botë, sepse ajo nuk është vetëm çështje faktesh, por edhe çështje e mbushur me  fenomene njerëzore si emocione, histori vetjake, shpresa, zhgënjime! Pra, historia e shqiptarëve nuk është çështje datash, por është çështje ngjarjesh!

Shqiptarët, si rrallë herë kanë pasur dy probleme të mëdha me historinë, që ju ka kushtuar shtrenjtë:
- Të huajt e sidomos fqinjët që kanë bërë dëme me kosto të madhe
- Politikanët dhe politika që në të vërtetë na ka kushtuar më shumë se sa faktorët e huaj!

Shqiptarët, në këtë muaj, në vitin '90, të pa shpresë, të varfër me xhepa bosh, por mbi të gjitha me shpirt të zbrazur pa liri u sulën mbi ambasadën Gjermane, Amerikane, Italiane, sepse për ta, ata ishin ishujt e vetëm të shpresës e lirisë në një tokë të djegur e të "përdhunuar" nga një regjim mizor, që popullin e kishim të shndërruar në një kavje eksperimentesh për epshet e pushtetit dhe për sindromën për ta dhunuar në çdo kohë, rrethanë e pa asnjë motiv të arsyetuar. Në fakt, ai regjim e kishte humbur arsyen njerëzor që më instalimin e tij dhe qytetarët ishin thjeshtë numra si forcë punë, ose numra për të mbushur burgjet dhe kampet e internimit, ose për të shtuar numrin e varreve në male, pa emër dhe pa epitaf!

Edhe pse, shpresat ishin të mëdha në fillim të viteve '90, sot pas kaq shumë vitesh, në fakt për shqiptarët ka pak shpresë dhe pak arsye për të besuar tek ajo! Shumë nga në fillimin e viteve' 90 e në vazhdim, u larguam me idenë e një qëndrim të përkohshëm e për tu rikthyer përsëri, por shumica jonë, nuk pati kurrë mikpritjen e rikthimit dhe jemi trajtuar e vazhdojmë të trajtohemi më të huaj se në vendet e huaja ku kemi zgjedhur të jetojmë!

Politika shqiptare dhe institucionet tona shtetërore, duket sikur kanë ndaj nesh një urrejtje më të madhe se sa mund të kenë Serbët e Milloshevicit, apo  grekët e ligjit të luftës! Madje, këto të fundit, përtej qëndrimeve shtetërore ndaj Shqipërisë, i kanë dashur shqiptarët shumë më shumë se sa politikanët tonë!

Shqiptarët vazhdojnë të largohen të pa shpresë, sepse Shqipëria është kthyer një tokë e zanun e politikanëve dhe e politikës që tashmë me krenarinë e tyre dëshmojnë se kontrollojnë edhe masën e oksigjenin që çdo shqiptar duhet të marr gjatë ditës! Në çdo vend të Europës, kanë ndryshuar shumë gjëra që nga vitit '90, e thuajse të gjithë liderët e asaj periudhe, prej kohësh tashmë janë kthyer në jetën e tyre private duke u larguar nga jeta politike! Ndërsa, në Shqipëri, duan të rikthehen edhe më të fortë se më parë, pikërisht ata që e filluan politikën me kuazat e lirisë dhe të Europës në vitet '90, dhe jo vetëm nuk i respektuan, por i shkaktuan dëme të pa rikuperueshme!

Kjo klasë  politike e stërzgjatur, konsumuar e fajtorë për 30 vitet e tranzicionit është e vërtetë se na ka vjedhur shpresën, por nuk ka mundur të na vjedh dinjitetin njerëzor! Ky i fundit është shpresa e vetme që shqiptarët të reagojnë, të mos pranojnë ripërsëritje të kaluarës, por të mendojnë e të punojnë për ndryshimet e reja që  janë kaq të rendishme për kohën!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arsen: 02/07/2022 22:39

    Se pari, ne 1990 nuk kishte nje perfaqesi diplomatike te SHBA ne Shqiperi, rrjedhimisht, askush nuk hyri ne nje ambasade amerikane qe nuk ekzistonte. Se dyti, shqiptaret largohen jo se rikthehen lidera neper parti, porse nje regjim hibrid politiko-kriminal nen Ramen po shkaterron bazat e shtetit dhe shoqerise duke na kthyer me force ne nje shoqeri te sundimit te krimit dhe jo te ligjit dje se drejtes. Dhe se fundmi, nuk ka me hipokrizi sesa kur mosreagimin ndaj imoralitetit autokratik te sotem ende syresh e quajne dinjitet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja