Pas aksionit policior dy shqiptarët hidhen në lumin Vesdre, zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Belgjikë

Pas aksionit policior dy shqiptarët hidhen në lumin Vesdre, zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Belgjikë

Foto nga aksioni në Belgjikë

Dy individë u hodhën në lumin Vesdre nga një ndërtesë në rrugën "16B rue du Prince" në Verviers, Belgjikë, për të shpëtuar nga një aksion i policisë. Ata u hodhën nga dritarja për t’i shpëtuar një ndërhyrjeje të forcave të policisë federale, e cila kishte si qëllim çmontimin e një plantacioni kanabisi. Për të larguar bimët e plantacionit, ndërhynë gjithashtu oficerët e mbrojtjes civile.

Operacioni, i realizuar në kuadër të një hetimi, çoi në zbulimin e mbetjeve të një plantacioni kanabisi në një hangar në rrugën de Droixhe në Liège, si dhe një plantacion tjetër me rreth 1000 bimë në një magazinë në rrugën du Prince në Verviers. Dy persona me kombësi shqiptare, të cilët u hodhën në lumë, ishin të lidhur me plantacionin në këtë lokalitet, konfirmoi zyra e prokurorit publik të Lièges.

Një individ tjetër me kombësi shqiptare u gjet në rrugën de Droixhe, duke pastruar mbetjet e plantacionit të zbuluar. Gjatë operacionit, policia arresvestoi gjithsej 5 persona.

 

H.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Rama për strukturat hoteliere në Sarandë: Po shqyrtojmë një opsion, 65 përqind parapagim nëse nuk doni kontrolle gjatë pikut

Rama për strukturat hoteliere në Sarandë: Po shqyrtojmë një opsion, 65 përqind parapagim nëse nuk doni kontrolle gjatë pikut