Pas apelit të Report Tv, vendosen barrierat mbrojtëse te 'Kthesa e Vdekjes' në Krrabë

Pas apelit nga Report Tv autoriteti i Rrugëve ka marrë masa duke vendosur barriera mbrojtëse te "Kthesa e Vdekjes" pranë tunelit të Krrabës, pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan. 

Për rreth 5 muaj kur kishte ndodhur aksidenti i parë, ku një automjet doli nga rruga dhe mori përpara barrierat, në këtë pjesë të rrugës që të çon për te tuneli, nuk ishte vënë dorë. 

U desh aksidenti fatal i dy ditëve më parë i cili i mori jetën një gruaje, që autoritetet të merrnin masa dhe të riparonin barrierat e dëmtuara në vendin e quajtur tashmë si "Kthesa e Vdekjes". E vdekur mbeti Xhevaire Gurishta 55 vjeçe, ndërsa burri Imet Gurishta 60-vjeç mbeti i plagosur rëndë. Ata po udhëtonin nga Korça në drejtim të Tiranës për të bërë kimioterapinë me mjetin me targë AA544KO në momentin që ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar rreth 15 metra në humnerë pas daljes nga tuneli i Krrabës.


(Në foto, punimet për vendosjen e barrierave)

Foto nga punimet është postuar në rrjetet sociale nga ish-deputetja e PD, Arbjola Halimi. Report Tv apeloi dy ditë më parë për ndërhyrje emergjente nga institucionet në këtë segment rrugor, pasi për çdo ditë mbetet një burim i rrezikshëm aksidenti me pasoja fatale. Në këtë vend deri tani numërohen mbi 10 aksidente me vdekje, ndërkohë që edhe ekspertët lëshuan alarmin për rrezikshmërinë. 

"Firma ndërtuese që ka bërë këtë devijim provizor, duhet ta mirëmbajë. Ky është një aks i rrezikshëm mund të ketë 10-12 të vdekur nga aksidentet që kanë ndodhur këtu, por kjo nuk është riparuar. Firma është neglizhente, po ashtu edhe ARRSH, që ka detyrim ligjor të kontrollojë punimet, sinjalistikën, devijimin etj. ARRSH varet nga ministria, këtu janë disa hallka që nuk funksionojnë", tha për Report Tv eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha.

Ora 17:11
Pas apelit të Report Tv, vendosen barrierat mbrojtëse te 'Kthesa e Vdekjes' në Krrabë
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • albatros: 18/04/2018 18:31

      Nuk eshte se nuk ka patur barrier, por shoferet duhet te pershtasin shpejtesine me terrenin , merrugen ku kalojne. Intuita minimale te tregon qe duhet te futesh me shpejtesi te ulet ne kthesa me rreze te vogel. Kush ka manine e shpejtesise pa kriter e peson ne te tilla kyhesa

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

    Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase