Shqipëria në 'shtetrrethim'! Bllokohet transporti urban, e premte-e diel s'ka qarkullim as të makinave private e taksive në 8 qarqe, përjashtohen mjekët e pacientët

Shqipëria në 'shtetrrethim'! Bllokohet transporti urban, e premte-e diel s'ka qarkullim as të makinave private e taksive në 8 qarqe, përjashtohen mjekët e pacientët

Foto sot në Tiranë

TIRANË- Nga dita e nesërme (e premte)  në orën 06:00 deri të dielën në mesnatë do të pezullohet edhe qarkullimi i automjeteve private dhe taksive në Tiranë, Kukës, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë. Që do të thotë askush duk do të ketë mundësi për të lëvizur me makina private brenda për brenda këtyre qyteteve, të paktën deri të dielën në mesnatë, nëse nuk do të ketë një urdhër të dytë.

Një urdhër ky drastik, por shumë i domosdoshëm që u morr ditën e sotme nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend, pas konfirmimit të mbi 10 rasteve. Të vetmet automjete që do të lëvizim do të jenë autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra. Duke kërkuar ndjesë për një vendim të tillë, për shkak se prek shumë mijëra qytetar, kryeministri Edi Rama thekson se e gjitha bëhet për t'i mbrojtur ato në këtë betejë me një armik të padukshëm që tashmë ka hyrë i "paftuar" në vendin tonë.

Ai u drejtohet me një lutje për bashkëpunim të gjithë shqiptarëve, në këtë "luftë", për të cilën thekson se nuk është në dorën e një njeriu. Ajo që gjithsecili ka në dorë, thekson Rama, është ta lodhim virusin derisa ta mundim duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe me ndihmën e zotit, të diellit e të rritjes së temperaturave!

Ndërkohë, nga sot në mesditë, nuk ka më as transport urban në Tiranë dhe në qytetin e Durrësit, teksa po bëhet gati transporti i dedikuar për mjekët dhe infermierët të cilët janë të detyruar të lëvizin për t'i shërbyer qytetarëve.

Deklarata e plotë e kryeministrit Rama
Ndjesë 1000 herë po kjo luftë nuk fitohet ndryshe. Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe atyre të transportit ndërurban, drejt tiranës dhe durrësit apo anasjelltas nga tirana dhe durrësi drejt zonave të tjera të vendit

Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private në tiranë e durrës, si dhe transporti ndërurban mes tiranës e durrësit. Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe urbanëve në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë. Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra. Këto masa ekstreme kufizimi të lirisë së qarkullimit janë domosdoshmëri për të mbrojtur çdo qytetar, çdo familje dhe vetë shqipërinë nga përshkallëzimi agresiv i sulmit të koronavirusit mbi ne dhe të afërmit e të njohurit tanë. Ky është një “grip” që do të prekë shumë prej nesh! 80% e atyre që do të preken do ta kalojnë pa asnjë shenjë. Kjo do të thotë se gjithkush nga ne mund ta ketë, prandaj edhe pse nuk ndjejmë asgjë, na takon të gjithëve të mbrojmë të moshuarit e të sëmurët rrotull nesh, sepse po e transmetuam tek ata u kemi “ bërë peshqesh” një hall të madh

Ndër ata që kanë shenja, janë shumë më pak ata që bëhen për spital, sepse shumica e kalon me sikletet e një gripi të zakonshëm dhe prej atyre që përfundojnë në spital shumica shërohen, por prapëseprapë askush nga ne nuk mund dhe nuk duhet të verë bast me probalitetin tejet të ulët që ai/ajo apo i afërmi i tij/saj të hyjë tek ata që mund të humbasin edhe jetën! Në asnjë mënyrë jo. Kurrën e kurrës! Frikë aspak, kujdes po! Shumë fare madje! Kam besim dhe kini besim: nuk kemi në dorë ta vrasim armikun e padukshëm që na rrotullohet të gjithëve, duke kërkuar pengje në shtëpitë tona, po kemi në dorë ta lodhim derisa ta mundim duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe me ndihmën e zotit, të diellit e të rritjes së temperaturave!

Përveç vetëdijësimit sa më të shpejtë, kufizimit sa më drastik të lëvizjeve të përditshme, respektimit të këshillave të autoriteteve shëndetësore dhe solidaritetit kombëtar, duke u bërë njësh shtet/qytetarë, asgjë tjetër s’na duhet dhe asgjë tjetër s’na ndihmon dot. Besim motra e vëllezër besim, ne do ta mundim koronën dhe do të dalim më të fortë nga kjo luftë, siç dolëm nga goditja e tmerrshme e tërmetit", shkruan Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:06
Koronavirusi/ Pezullohet qarkullimi edhe në Kukës

1584049786_kukesi.jpg

KUKËS- Në kuadrin e zbatimit të masave për parandalimin e Covid-19 duke filluar nga data 13.03.2020 ora 06.00 deri në një urdhër të dytë do të ndalohet levizja e mjeteve të transportit publik autobus, furgon dhe mjete të tjera private në destinacinet nder-qytetase dhe me Njësitë Administrative te bashkisë Kukës.

Policia e Shtetit ka marrë detyrë për ndalimin e levizjes së këtyre mjeteve, lejohen vetem mjetet e transportit të mallrave, farmacuetike dhe autombulancat.

Deri më tani situata në mbremje është e qetë nuk ka levizje të qytetarëve në rrugë, ka levizje të pakta të mjeteve, shërbimet tregtare janë të mbyllura, pothuajse të gjitha kafenetë dhe lokalet janë të mbyllura.

 

Ora 18:43
Mjekët dhe infermierët nesër do të transportohen me urbanë në Tiranë (ORARET dhe LINJAT)


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë shpjeguar se si do të bëhet nesër transporti i mjekëve dhe infermierëve në kushtet kur qarkullimi do të jetë i bllokuar. "Linjat e transportit do të jenë në funksion në Tiranë vetëm për doktorët, infermierët dhe stafin mjekësor, te cilët janë në frontin e parë të punës kundër virusit. 

"Autobusët dezinfektohen dhe dalin në orën 07:00. Në cdo autobus do të ketë nga një polic. Ne na mjafton vetëm një dokument që provon se është staf spitalor. Ne duam të kapim qendrat kryesore. Kemi bërë një përputhje të linjave të vjetra, që u pezulluan sot, do të funksionojë linja nga Kombinati te ISHP-ja në Kinostudio që kap QSUT-në, nga Sanatoriumi në Sauk deri te Trauma në Laprakë dhe Unaza që kap pjesën më të madhe dhe që kryqëzohet me linjat lineare, sipas orareve 07:00,13:00 dhe 20:00. Nuk do të jetë vetëm një autobus në orën 07:00, por dy tre që të mos rrinë ngushtë" tha Veliaj.

Oraret nesër për transportin e mjekëve në Tiranë me urbanë
07:00
13:00
20:00

Linjat
Sanatorium-Trauma në Laprakë
Kombinati-QSUT-Kinostudio
Linja e unazës me stacione te reduktuara

Transporti vetëm për stafin mjekësor që duhet të ketë një dokument me vete
(Përjashtime vetëm për pacientët)

Ora 18:33
Shtetrrethimi/ Dokumenti që duhet të kenë mjekët dhe pacientët nesër për të lëvizur me makinë

Nesër mjekët dhe pacientët me sëmundje kronike do të lejohen që të lëviznin duke u përjashtuar nga rregulli. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se si mjekët ashtu edhe pacientët duhet të kenë me vete një dokument që të lejohen për të qarkulluar. Mjekët duhet të kenë një dokument identifikimi në mënyrë që të transportohen me shërbim publik apo privat për të vijuar punën normalisht. Ndërsa pacientët duhet të kenë një dokument që tregon se marrin shërbime shëndetësore.

"Frenim, vonim dhe lehtësim për pasojat nga ky virus. Në këtë kuadër të masave të rrepta që kanë filluar dhe do të vijojnë. Informoj të gjithë personelin mjekësor, farmacistët, punonjësit që i shërbejnë jo vetëm si mjekë, por edhe ata të shërbimeve mbështetëse se asgjë nuk do të ndryshojë me vajtjen tuaj, pasi po përgatitemi se duke filluar nga nesër do të sigurojmë transportin e nevojshëm për të shkuar sipas turneve tuaja nga transporti publik apo privat vetëm me një dokument identifikimi. Ndaj ju lutem të gjithë punonjësve të shëndetësisë, të kenë me vete vetëm një dokument që provon se janë punonjës të institucionit.

Të sëmurëve kronikë u drejtohem duke u thënë se nuk do të ketë asnjë pengesë as në transport dhe as në shërbime. Mjafton të kenë një dokument që marrin shërbime në sistemin shëndetësor. Nuk do të penalizohet asnjë qytetar që ka nevojë dhe asnjë mjek, pasi përjashtohen nga rregulli i përgjithshëm. Disa institucione që do të ofrojnë shërbime në këto katër ditë do të vijojnë përmes një dokumenti, qoftë punonjësit e agjencisë së barnave dhe shërbimet e tjera. Kemi koordinuar punën për të siguruar të gjithë transportin tuaj qoftë për ata që për personelin që marrin terapi vetëm me një dokument që jeni pjesë e sistemit shëndetësor. Këto masa po ndërmerren në të gjitha vendet. Na duhet të kufizojmë këtë virus që të sigurojmë kapacitetet për të lehtësuar pasojat që do të vijnë nëse nuk do të marrim këto masa. Duke ndjenjur në shtëpi këto katër ditë i lehtësojmë të gjithë" tha ajo.

Ora 18:13
Ndalimqarkullimi i mjeteve, Policia: Ja kush do lejohet të kalojë

Policia Shteti përcaktoi mjetet që do të lejohen të qarkullojnë në 8 qarqet e vendit, konkretisht Tiranës ,Durrësit  Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës, por që fillimisht deh ato duhet të akreditohen dhe të pajisen me dokumentacionin përkatës për t’ia treguar efektivëve të policisë.

Konkretisht do të lejohen të kalojën ambulancat dhe automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror, persona me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale, duke provuar përmes një dokumenti nevojën për trajtimin e tyre, media duhet të jetë pajisur me dokumentin e tyre te punësimit ose kartën e gazetarit dhe  qarkullimin vajtje - ardhjet nga Aeroporti Rinasit, drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë punonjësit të policisë, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë. Çdo qarkullim për arsye tjetër është rreptësishtë e ndaluara

Njoftimi i plotë i policisë

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke e konsideruar si domosdoshmëri marrjen e masave shtesë për të mbrojtur çdo qytetar, çdo familje dhe vetë Shqipërinë, nga përshkallëzimi agresiv i sulmit të COVID-19, mbi ne dhe të afërmit tanë, të mos lejohet qarkullimi i mjeteve si më poshtë:

1.Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet të qarkullojnë automjete të transportit ndërurban, automjetet private drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas, nga Tirana dhe Durrësi, në drejtim të zonave të tjera të vendit.

2.Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet qarkullimi i automjeteve private brenda në qytetin e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës.

3. Qarkullimi i automjeteve në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat dhe automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror (personeli shëndetësor dhe social dhe shërbimet mbështetëse në strukturat e kujdesit shëndetësor, publike dhe jopublike, personeli i farmacive publike dhe jopublike, personeli që ofron shërbimet e furnizimit me ushqime, medikamente, shërbimet e kateringut, shërbimet postare, zjarrfikëse, funerale, energjisë, ujësjellës kanalizime, shërbimet private të ruajtjes së sigurisë së objekteve, shërbimet aeroportuale dhe personeli i linjave ajrore), duke dërguar pranë adresës së email: [email protected], listën e personave të autorizuar dhe duke i paraqitur punonjësve të Policisë një kopje të këtij email-i. 

4. Qarkullimi i automjeteve të personave me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale, duke provuar përmes një dokumenti nevojën për trajtimin e tyre, do të jetë i hapur.

5.Do të lejohen të qarkullojnë automjete të personelit të medias, duke paraqitur dokumentin e tyre të punësimit ose kartën e gazetarit.

6. Për qarkullimin vajtje - ardhje nga aeroporti i Rinasit, drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë punonjësit të policisë, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë.

7. Marrja në automjetin e punës, e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda të parashikuara në legjislacionin përkatës.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë këto kufizime me rigorozitet, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke kontribuuar të gjithë për sigurinë e jetës.

Ora 18:10
Zbulohen rregullat e reja për ndalimin e qarkullimit nesër, Manastirliu: Përjashtohen stafet mjekësore dhe pacientët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shpjeguar urdhrin e ri për ndalimin e qarkullimit të makinave private për të frenuar përhapjen e COVID-19, ndërsa deklaroi se personeli shëndetësor dhe të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale përjashtohen nga ky urdhër.

Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1 dhe 2 të këtij urdhëri bëhet për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi me funksion publik dhe ato që transportojnë mallra. Autorizimi për qarkullimin e autoambulancave, automjeteve që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që trasportojnë mallra kryhet sipas urdhëzimeve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu përjashtohen të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale të shoqëruar nga vetëm një person”, tha Manastirliu.

Urdhëri për ndalimin dhe kufizimin e lëvizjeve me mjetet e transportit parashikon:
1. Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, brenda Tiranës dhe Durrësit dhe nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit dhe anasjelltas, duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.

2. Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.

Manastirlu u shpreh se mjekët po bëjnë një punë fantastike në terren për të përballuar këtë situatë. "Të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor do të vijojnë të jenë në krye të detyrës siç bëjnë çdo ditë të vitit".  Manastirliu kërkoi nga qytetarët të respektojnë këto rregulla të forta por që janë të domosdoshme pasi nuk është vetëm Shqipëria që po i ndërmerr por të gjitha vendet që po përballen me një situatë të tillë.

Ora 17:57
Fluturime nga ‘Rinasi’ më 13-15 mars, fotografoni biletën dhe pasaportën, në të kundërt ndaloheni nga policia

Ndalimi i qarkullimit të mjeteve private por dhe linjave të autobusin  për frenimin e përhapjes së koronavirusit ka sjellë që vetëm transportit specifik do të veprojë dhe fillimisht edhe ai duhet të akreditohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pjesë e saj janë dhe punonjësit e aeroportit të Rinasit por dhe personat që kanë një udhëtim për të marrë nga datat 13-15 mars. TIA ka shpërndarë një njoftim ku lajmëron të gjithë udhëtarët që kanë për të udhëtuar nga Aeroporti i Rinasit drejt destinacioneve të tjera duhet të kenë me vete të printuar ose foto, biletat e tyre të udhëtimit dhe pasaportat, pasi kjo do të shërbejë si akreditim për familjarin që do ju shoqërojnë deri në Rinas, në të kundërt do të ndalohet nga policia e shtetit.

Përdorini biletës si evidencë e udhëtimit është e domosdoshme nëse dëshironi të arrini fluturimin tuaj. AAC këshillon pasagjerët se duhet të marrin parasysh që në kushtet e kufizimit të qarkullimit, të nisen më herët, për të bërë të mundur arritjen në kohë në aeroport. AAC saktëson se vetëm një familjar mund të shoqërojë pasagjerin në aeroport, gjithmonë duke patur me vete biletën e udhëtimit apo një foto të saj, si dhe pasaportën, ndryshe Policia e Shtetit nuk do ta lejojë kalimin”, thuhet në njoftimin e AAC.  

Ora 15:13
Koronavirusi/ Pezullohet transporti publik në Gjirokastër

Në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit, Bashkia Gjirokastër ka pezulluar pa afat transportin publik qytetas dhe ndërqytetas në të gjithë territorin e saj.

Urdhri është firmosur nga kryebashkiaku Flamur Golemi.

Pezullimi i transportit me urban do të jetë në fuqi për një afat të pacaktuar, në mënyrë që të kufizojë lëvizjen e njerëzve

Ora 12:52
Administrata shtetërore nesër pushim, si do veprohet për transportin e punonjësve të Rinasit dhe shpërndarësit e ushqimeve e ilaçeve

Teksa i gjithë qarkullimi i çdo automjeti në rrugë është pezulluar nga nesër në 06:00 të mëngjesit deri të dielën në mesnatë, kryeministri Edi Rama i bën thirrje të gjithë sipërmarrjeve që furnizojnë me ushqime apo ilaçe në Tiranë-Durrës të akreditojnë makinat e transportit të punonjësve të tyre. Edhe punonjësit e aeroportit të Rinasit apo institucione të tjera shtetërore do të duhet të akreditohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Po ashtu për të lehtësuar sadopak qarkullimin edhe të njerëzve, administrata shtetërore nesër do të jetë pushim.

"Për të kryer shërbimet e tyre informative gjatë “shtet-rrethimit” të fundjavës brenda perimetrit Tr-Dr  mediat televizive duhet të akreditojnë automjetet e trupave të tyre, pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit në Tiranë. Ndjesë 1000 herë po kjo luftë nuk fitohet ndryshe.

Sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti mallrash apo shërbime furnizimi me mallra ushqimore apo farmaceutike në perimetrin Tr-Dr, duhet të akreditojnë automjetet e transportit të punonjësve të tyre, si edhe vetë punonjësit, emër për emër, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit". Ndjesë 1000 herë po kjo luftë nuk fitohet ndryshe.

Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim

Për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose publike brenda perimetrit Tr-Dr, gjatë periudhës së “shtet-rrethimit” të fundjavës, punonjësit e aeroportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emër për emër.

Marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda.

Për vajtje - ardhjet nga aeroporti drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë post-bllokut, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë.

Frikë aspak, kujdes po! shumë fare!", shkruan Rama.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rimi: 22/03/2020 09:10

    Jam banor i komunes rrashbull dua te mar ilacin e nenes qe vuan nga hepatiti b ne farmacine e spitalit durres si te veproj urbani nuk punon me makinen time nuk lejohet cfare te bej si te shkoj

    Përgjigju
  • Rimi: 22/03/2020 09:05

    Jam nga komuna rrashbull dua te mar ilacet e nenes ne farmacine e spitalit vuan nga hepatiti b si te shkoj ti mar urbani nuk punon po te shkoj me makinen time duhet te keme leje cfare te bej si mund te veproj orari 5-8 nuk e arrij si te veproj

    Përgjigju
  • Beni: 13/03/2020 00:56

    "Deri ne nje urdher te dyte"!!??? Te gjithe jemi te ndergjegjshem se duhet te kufizojme levizjen dhe kontaktet sociale per shkak te virusit. Ne nje kohe qe bota e qyteteruar nxjerr eksperte shendeti qe tregojne se ca duhet te behet, qeverite marrin masa per te ndaluar levizjen nga shtete te tjere apo shmangien e grumbullimeve, dhe cka eshte e rendesishme, sigurojne qytetaret dhe biznesin me mbeshtetje financiare. Asnje vend, SHBA, Mbreteri e Bashkuar, Gjermani, France, Kanada etj., nuk ka ndaluar transportin urban apo me keq, ate privat! Edhe sikur, paralelisht jepen zgjidhje alternative dhe kohe qe njerzit te kene minimumi furnizime. Kjo eshte element baze per te mos patur panik. Por jo. Sqenka e thene ne Shqiperi ku me te tilla masa represive vete qeveria me shume ngjall panik sesa qeteson. Kane merakun e qytetareve apo te tyren !? Duket nje lloj abuzimi i skajshem me pushtetin ose nga padija dhe injoranca ose nga ankthi i mos cenimit te vetvetes. Uroj te jete e para.

    Përgjigju
  • Qytetari: 12/03/2020 21:09

    Bravo Vlonjat qe qenke me shum edukate bravo!nuk ma do mendja qe Vlonjatet jane kaq pa edukate? Por mendoj qe ti nuk je Vlonjat por do jesh nga zonat mete humbura te Vlores me ket edukat.

    Përgjigju
  • Beni: 12/03/2020 21:00

    Si nuk i ze korona keta politikanet tane,,,,, te shpetojme nga keta qelbesira qe po na vjedhin leket tona....

    Përgjigju
  • Ardijan: 12/03/2020 17:51

    Mbyllni biznesin e vogël dhe qëndrat tregëtare sepse janē burim pēr pērhapje tē virusit.

    Përgjigju
    • 5jsjs: 12/03/2020 23:58

      Myll halen ti se na myte me fekale

  • Emi: 12/03/2020 15:34

    Shqiptaret kan kalu 97 si u vrane me mija shqiptare dhe su ba kaq panik si sote.

    Përgjigju
  • Vlora: 12/03/2020 15:07

    I them atij qe eshte per Belgjike se na plasi tr.pi

    Përgjigju
  • Qytetari: 12/03/2020 15:07

    Zonja apo zonjsh Rita!per te shkuar e ardhur nga aeroprti i Podgorice do te pakten 2 ore e 30"Rita dhe nisja me bohet ne oren 1-30" te drekes.

    Përgjigju
    • Kdos: 12/03/2020 23:57

      O gimo na plawi kari per prindit e tu

    • gim: 12/03/2020 17:19

      nuk i plasi trapi njeriu per ty. As mua faktikisht. Besoj eshte me e rendesishme qe idiotet si ty mos e shperndajne kte mut virusi por thjeshte te vdesin aty ku jane bashke me virusin. Me dhemb shume me shume Jeta e prinderve te mi sesa jeta jote e qelbet ne belgjike apo e te gjithe pederasteve si puna jote qe nuk e kuptojne fjalen P"PAndemi Boterore". ndoshta tani je me i qarte idiot.

  • Rita: 12/03/2020 14:13

    Ti qe ke me u nis per Belgjik nisu te premten ne mengjez ne oren 5. Per nje ore je ne Montenegro

    Përgjigju
  • olina: 12/03/2020 13:44

    Me behet shume qejfi qe jane mare keto masa ,por ju lutem ,jepni urdher edhe per qendrat tregetare dhe akivitetet private qe nuk kane ndonje interes te madh publik,madje lini hapur vetem furrat e bukes dhe ushqimoret !

    Përgjigju
    • Namiku: 12/03/2020 14:54

      Farmacite jo?

  • NENA: 12/03/2020 13:25

    O ZOT SA MIRE

    Përgjigju
  • free: 12/03/2020 13:24

    u knoqen tu bo mitingje e mbledhje partie ....ne vend te merrnin masa e te mbyllnn prurjet nga jasht. Maskarenj ....njeri rri te vila tjetri te residenca e populli kalbet. Pleh u bofshin.

    Përgjigju
  • Boti: 12/03/2020 13:23

    Po doktorat qe duhet te shkojne ne pune? Apo me gomar?

    Përgjigju
    • Spekullatori: 12/03/2020 14:22

      Mos fol caprazce o i zgjuar... ata dhe shume te tjere kane leje kredibiliteti me vule te MB

  • I tej: 12/03/2020 12:54

    Po u bllokua Berisha iken dhe Koronavirusi

    Përgjigju
    • TONI TIRANE: 12/03/2020 17:25

      E shplafte virusi Berishen, Lulin, Liken dhe Fallxhoren

  • Qytetari: 12/03/2020 12:35

    Un qe kam bileten e preme per Belgjik nga Mali I Zi si do veproj? Mund te me sqaroj kush?

    Përgjigju
    • Kaq sa di une: 12/03/2020 17:25

      Nuk te len te kalosh kufirin ne mal te zi. Do te kthejne mbrapsh

    • Vlora: 12/03/2020 14:23

      Merr ne telefon ose 112 ose 129 dhe trego arsyet e levizjes tende drejt malit te zi ... ata do te orrjentojne dhe te japesh targen e mjetit qe do levizesh...

    • QYTETARI1: 12/03/2020 14:00

      NISU QE SOT

  • Santa Quaranta: 12/03/2020 12:18

    Bravo bllokojini te gjithe se per dy jave nuk falimenton njeri!!

    Përgjigju
  • populli: 12/03/2020 12:07

    Shume mire :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë