Pas ceremonisë mortore, vdes nga dhimbja një tjetër anëtare e familjes Lala

Pas ceremonisë mortore, vdes nga dhimbja një tjetër anëtare e familjes Lala

Tetë anëtarët e familjes Lala që humbën jetën nga tërmeti

Thellohet tragjedia e familjes Lala në zonën e Kënetës në Durrës që humbi tetë anëtarë nga tërmeti i tmerrshëm që i zuri brenda në banesë duke u marrë jetën. Report Tv mëson se ditën e djeshme pas ceremonisë mortore që u përcollën në banesën e fundit tetë anëtarët e familjes, ndërroi jetë nga dhimbja për tragjedinë edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe.

E moshuara ishte nusja e djalit të madh të Sahadete Lalës 79 vjeçe dhe nuk jetonte në vilën që u shemb nga tërmeti. Shpëtoi nga tërmeti por një ditë pas lëkundjeve të tmerrshme, pra të mërkurën, në momentin që ka marrë vesh që është shembur vila dhe ka zënë brenda anëtarët e familjes, i ka rënë infarkt nga dhimbja e madhe. E moshuara u dërgua në spital dhe u bë operacion.

Pas ceremonisë së varrimit të tetë anëtarëve të familjes qe u zhvillua dje paradite, edhe Fiqirete Lala, 64 vjeçe, ndërroi jetë.

Gjyshja Sahadete Lala 79 vjeçe që e zunë rrënojat brenda dhe ndërroi jetë kishte pesë djem, njëri në momentin e tërmetit ishte në banesë i paralizuar, Ilir Lala 52-vjeç që u nxor i fundit nga vila 4-katëshe i pajetë, ndërsa të tjerët nuk ishin në banesë. 79-vjeçarja dy djem i kishte në Itali, ndërsa djali i madh, të cilit i vdiq gruaja pasi pësoi infarkt, pra Fiqirete Lala nuk jetonte në vilën 4-katëshe, por në një tjetër banesë.

I vetmi i mbijetuar nga shembja e banesës së familjes Lala në Durrës është 17-vjeçari Ramë Lala. Gjendja e tij shëndetësore nuk është paraqitur e mirë prandaj është nisur drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar. Jetën e Ramë Lalës, e shpëtoi një lavatriçe. Struktura metalike e kësaj orendie shtëpiake krijoi mjaft hapësirë sa për t'i mbrojtur trupin dhe kokën 17-vjeçarit, pas shembjes së banesës katër katëshe nga tërmeti i fuqishëm që la pas të paktën 50 viktima.

Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik
1. Amelia Lala 8 vjeç - Vila në Kënetë
2. Sahadete Lala 79 vjeç - Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
3. Griselda Lala- 22-vjeç - Vila tek Këneta
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç -binjakë në Vilën në Kënetë
7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë  në Vilën në Kënetë
8. Ilir Lala, 52 vjeç, i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin