Basha i paqartë për 13 Tetorin, Kryemadhi nis fushatën: Nuk ka pushime, përgatitemi për zgjedhje

Lideri demokrat Lulzim Basha është i paqartë për aksionin opozitar. Sot ai deklaroi pas takimit me Presidentin se vlerëson qëndrimin e tij se 13 Tetori është një mundësi për daljen nga kriza duke nënkuptuar heqjen dorë nga kërkesa për qeveri tranzitore dhe zgjedhja pa Ramën kryeministër, por në mbrëmje nga Berati theksoi se aksioni do të vijojë përpos shpalosjes së programit të PD-së edhe me protesta.

"Ne do të vazhdojmë me një ndërthurje të aksionit opozitar, me vazhdimin e qëndresës, denoncimit, protestave dhe shpalosjen e alternativës sonë, planit tonë për të ndryshuar vendin duke filluar me ndryshimin ekonomik që të jetë i prekshëm për të gjithë. Ndryshimi do të vijë kur të kemi një qeveri për njerëzit dhe jo për oligarkinë" tha ai.

E ndërsa Basha është i paqartë, për Kryemadhin nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Nga Durrësi, ajo u shpreh se për LSI-në muaji korrik dhe gusht nuk do të jenë muaj pushimi por muaj që do të përgatisin këtë parti për zgjedhjet sipas dekretit të Presidentit.

' Falenderoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSi që bojkotuan votimet moniste të 30 qershorit, pavarësisht presionit kriminal dhe trysnisë së pushtetit me bukën e gojës dhe vendin e punës. Strukturat e LSI janë të angazhuara plotësisht në të gjithë vendin. Muaji korrik dhe gusht nuk do të jenë muaj pushimi, por pune të plotë për zgjedhje. Në këtë betejë jemi, jo për një zgjidhje të momentit për klasën politike, por për ndryshimin e sistemit për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Votimet e Rilindjes së 30 qershorit u refuzuan në mënyrë plebishitare nga shqiptarët' ka thënë Kryemadhi.

'Çdo ditë në pushtet e Edit shoqërohet me një mega korrupsion. Në një javë dy skandale që e rrisin çmimin e naftës me 25 lekë për litër. Askush të mos mendojë që mund të gëzojë djersën, mundin dhe gjakun e shqiptarëve me kontrata korruptive. Bujqësia drejt kolapsit dhe pa këtë rritje të frikshme të naftës. Rritja e çmimit të naftës nga dy aferat korruptive të Ramës do prekin jo vetëm xhepat e shqiptarëve, por do kenë edhe pasoja negative në gjithë ekonominë. Për dy oligarkë, do dëmtohen dhjetra eskportues dhe mijëra prodhues në bujqësi. Jemi në këtë betejë për të zhbërë të keqen që ka çuar në 35% numrin e qytetarëve që jetojnë nën minimumin e varferisë. Investimet e huaja janë bërë si përrallë nga e kaluara.

Raporti i DASH një epikrizë për së mundjen e ekonomisë së vendit. LSI ka një program shumë të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka futur Rilindja. Kapja e ekonomisë në pesë duar po largon edhe biznesmenët shqiptarë nga vendi. Jemi në këtë betejë jo për poste e karrike, por për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e çdo shqiptari.' ka shtuar më pas kryetarja e LSI.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 17/07/2019 13:07

    Nafije kujdes dybekun dhe filxhanin,se per te tjerat je katastrofe.

    Përgjigju
  • robi: 17/07/2019 09:39

    Po me 13 vete i ben takimet moj Nafije fallxhorja e leshitlikes, ku jane takimet pompoze te Asllan Rusit, po me Edhjet brahimkarin paske mbetur se dhe sharebajgat e leshitdhise te kane braktisur se me ne fund u lodhen duke degjuar perralla me mbret cdo mengjez mbi takimet misterioze te tuajat me Zotin naten me ndihmen e Haxhi dede Edmond batakciut. Nuk te besojne me se keto perralla nuk mashtrojne as femijet 3 vjec, ne Durres leshilikes ka vdekur para 6 muajsh dhe antarja juaj e kryesise ju ka tradhetuar duke u zgjedhur antare e keshillit bashkiak te ps se i duhet nje vend pune per vajzen ne ministri. Keshtu jane sharebajgat e leshelise , nga te fryje era., ke mbetur ne vetmi te plote , behu gadi per te 40-tat e leshelise qe mbahen me 10 gusht....Nenkryetarja e leshelise e bija e mashtruesit ordiner te dhjetra qytetareve te Fierit qe u ka shitur shtepite ne ndertim pasi u ka mare leket, dhe antarja e byrose politike te komitetit qendror te cizmepartickes me 25 antare kryesije kejdi dhembcakallja nuk le ekran pa dale duke kakarisur si laraske duke na neveritur ekranin dhe duke na trembur femijet,,,,

    Përgjigju
  • Aleksander.L: 17/07/2019 09:16

    Lsi-ti i zhgenjyer. Koha jote ka marre fund duhet te ikesh ne burg se atje e ke vendin.Ti me gjithe taborin tend te korruptuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë