E reja nga Ballshi, Resiljana Hajderaj, tregoi për gazetaren Odeta Dume se ishte nisur mengjesin e 3 nentorit për në shkollë dhe kishte përfunduar në një tjetër qytet.

“Unë ika me dy shoqet e mija në Fier, pasi shoqja jone kishte  ditëlindjen. Nuk i tregova mamit, u nisa për në shkollë dhe njoftova mësuesen që nuk do paraqitem, pasi jam e sëmurë. Në nuk kishim telefon, ndaj nuk e mora mamin në telefon. Por, tani jam në shtëpi me mamin dhe jam shumë mirë”- u shpreh adoleshentja

Gazetarja insistoi për të mësuar detajet se ku Resiljana së bashku me dy bashkëmoshatare të tjera ishin strehuar dhe me cfarë makine kishin udhëtuar drejt qytetit të Fierit.

“Fjetëm tek shtëpia e shoqes në Fier dhe ikim me një makinë. Thjesht ishm në një ditëlindje dhe festuam, jo se harruam të njoftonim familjen, por skishim telefon me vete. Kjo është e gjitha. Pastai na ndaloi policia, kur ne po ktheheshim për në shtëpi. Mua më la të lirë, ndërsa një shoqë është akoma në polici po e marrin në pyetje.”- vazhdoi bisedën 17-vjecarja.

Vajza që u largua para dy ditëve nga shtëpia nuk pranoi të jepte më shumë detaje dhe të tregonte se me cfarë makine kishin lëvizur dhe kush ishte familja e shoqes që I mbajti prej dy ditësh në banesë.

Ndërkohë, denoncimi që familjarët kanë bërë para dy ditëve, po bën që uniformat blu të hetojnë për këtë cështje, pasi dyshohet se tre vajza të reja nga Ballshi u morën për qëllime trafikimi dhe më pas u lanë të lira.