Pas dy jave pezull, Maqedonia dhe Greqia rinisin negociatat për emrin
Paraprakisht, Zaev tha se komunikimi mes dy qeverive po vazhdon. Sipas tij, janë momentet e fundit kur pritet të arrihet zgjidhja dhe se mezi pret që të kumtojë lajmin se është arritur marrëveshje me Greqinë.
Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras
Pas dy javë heshtje, bisedimet rreth emrit lëvizën një hap përpara. Kryeministri, Zoran Zaev, dhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras, realizuan bisedën telefonike të paralajmëruar dy javë më parë, njofton Qeveria. “Biseda u realizua mes orës 14 dhe 15, sipas kohës në Maqedoni. Gjatë bisedës u diskutua për çështjet e mbetura dhe u shqyrtuan disa ide për zgjidhje”, - thuhet në njoftimin e qeverisë, duke shtuar se biseda telefonike do të vazhdojë paraditen e së martës.
Paraprakisht, Zaev tha se komunikimi mes dy qeverive po vazhdon. Sipas tij, janë momentet e fundit kur pritet të arrihet zgjidhja dhe se mezi pret që të kumtojë lajmin se është arritur marrëveshje me Greqinë.
“Vazhdimisht ka komunikime në nivel qeverish, i përpunojmë të gjitha llojet e strategjive dhe taktikave që të përfundojmë me gjetjen e zgjidhjes. Sapo të realizojmë bisedën telefonike, unë do ta njoftoj opinionin. Besoj se bëhet fjalë për momentet e fundit rreth përpjekjeve që të afrojmë qëndrimet. Shpresoj që së bashku do ta kumtojmë lajmin e mirë edhe për qytetarët e RM-së edhe për qytetarët e Greqisë se ka marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Menjëherë pas kësaj, kryeministri do të njoftojë presidentin e Republikës, krerët e opozitës dhe opinionin, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrin institucionet dhe qytetarët në referendum. Ai mohoi spekulimet se procesi ka ngecur për shkak të kërkesave të reja nga pala greke.
“Jo, bëhet fjalë për aspekte të ndjeshme, shkrirje juridike të marrëveshjeve, për të arritur marrëveshje dinjitoze dhe korrekte si për qytetarët e RM-së po ashtu edhe për qytetarët e Greqisë, duke ruajtur identitetin edhe në Maqedoni edhe në Greqi. Besoj se me këto hapa të fundit do të bëjmë tekst mjaftë të mirë, i cili do të jetë garanci formale juridike për të dyja palët”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Të pavërteta janë edhe spekulimet se vizita e paralajmëruar për në Gjermani ka të bëjë me çështjen e emrit. Sipas tij, vendet e BE-së dhe ShBA-të inkurajojnë Shkupin dhe Athinën që të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, por bisedimet janë bilaterale dhe zgjidhja do të jetë e tillë.
Zaev është optimist se zgjidhje do të arrihet para Samitit të BE-së të paralajmëruar për më 28-29 qershor.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
21.3%
-
As i mirë as i keq
33.7%
Vota total: 1112
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tsipras paraqet planin politik të Syriza-s: Për një qeveri progresive! Paralajmëron lehtësime për marrjen e nënshtetësisë nëse vjen në pushtet
18 Shtator 2022, 13:27
-
Skandali i përgjimeve në Greqi, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e kryeministrit Mitsotakis
26 Gusht 2022, 18:01
-
Kancelari gjerman Olaf Scholz udhëton nesër për herë të parë në Ballkan, ja shtetet të cilat do të vizitojë
9 Qershor 2022, 17:56
-
Zoran Zaev u dorëhoq, Maqedonia e Veriut drejt formimit të qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski pritet të marrë postin e kryeministrit
27 Dhjetor 2021, 14:49
-
Maqedoni e Veriut/ Kuvendi i miraton dorëheqjen, Zoran Zaev: Dëshiroj të jap shembull! Pritet mandatimi i Kovaçevskit
23 Dhjetor 2021, 15:32
-
Maqedoni e Veriut/ Zoran Zaev jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër! Pritet të mandatohet Dimitar Kovaçevski
22 Dhjetor 2021, 17:45
-
Nga eksporti blegtoral, ndërlidhja e sistemeve elektronike deri te paketat turistike, çfarë përfitojnë qytetarët nga marrëveshjet e Ballkanit të Hapur
21 Dhjetor 2021, 20:20
-
Ballkani i Hapur/ Rama-Zaev: Nisma po bëhet konkrete, ndryshon jetën e njerëzve tanë! Vuçiç: Serbinë ta shihni si shtëpinë tuaj, ulemi edhe me Kosovën (VIDEO)
21 Dhjetor 2021, 13:11
-
Forumi i Agro-kulturës dhe Kooperimit Rajonal, Rama: Tregtia do jetë një veprimtari pa kufi! Vuçiç-Zaev: Më shumë siguri për produktet që konsumojmë (VIDEO)
21 Dhjetor 2021, 12:30
-
Ylli Pata: Lajmi i ardhur nga BE për 'Ballkanin e Hapur', që i dha fuqi politike Samitit të Tiranës
21 Dhjetor 2021, 12:21
-
'Shuplaka' nga Brukseli një ditë pas protestës së Berishës, Varhelyi: Mbështesim 'Ballkanin e Hapur', të bashkohen sa më parë 3 vendet e tjera! Firmosen 5 marrëveshje në Tiranë (VIDEO)
21 Dhjetor 2021, 07:48
-
Samiti i ‘Open Balkan’, nën masa të rrepta sigurie! Rama, Zaev dhe Vuçiç në takim: Do të forcojmë marrëdhëniet
20 Dhjetor 2021, 07:25