Siç kemi përmendur dhe më parë ekzekutimi i tre të rinjve dy ditë më parë ka trazuar edhe personazhet e njohur në Shqipëri. Së fundmi ka patur një reagim nga reperi Fero dhe Serena Sula. 


Reperi Fero ka postuar foto në llogarin e tij në Instagam së bashku me viktimat. Në një foto ku shihet me Martinaj ai shkruan: Allahu nxhenet vllavi jem.
Më pas ka publikuar një foto me Diklen Vata, 30 vjeçari i cili u ekzekutua së bashku me Brilant Martianj dhe duket se Fero ka pasur miqësi me të dy personat. 


Ndërsa Serena njihet ndryshe si modelja e twerk-ut ka publikuar në story disa mesazhe që ka shkëmbyer me Martinaj. Gjithashtu ka shprehur dhe keqardhjen për humbjen e tij. 


“Akoma s’më besohet kjo që ka ndodhur. Jam thjesht pa fjalë, tmerr. Ngushëllimet e mia nga zemra familjarëve të vet. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen për djalin tuaj të vetëm. Akoma s’më besohet se një shok si ti, një djalë i ri me të gjitha s’është më në këtë botë. Eh kështu e paska jeta ndonjëherë, qenka shumë e padrejtë. U prehshë në paqe e të ndritë shpirti”,-shkruan Serena.

 


Për vdekjen e Martinaj kanë reaguar dhe disa personazhe të tjerë të ekranit. Ndër tyre ishte Stresi i cili vendosi të anulojë dhe koncertet, boksieri Krist Prenga dhe ish konkurrentja e Për’puthen Jasmin Kadriu.


Kujtojmë se 23-vjeçari u ekzekutua dy ditë  më parë në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.

Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.
Ai është akuzuar më parë për vrasjen e efektivit Xhuliano Prela më 5 dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.

5/4