'Do të çaj kafkën', Pas Ermionës, Eva Alikaj është banorja e dytë e larguar nga Big Brother Vip

'Do të çaj kafkën', Pas Ermionës, Eva Alikaj është banorja e dytë e larguar nga Big Brother Vip

Eva Alikaj

Eva është banorja e radhës që përjashtohet nga shtëpia e Big Brother Vip.

Big Brother vendosi që ajo të largohet nga shtëpia për shkak të fjalorit të përdorur në shtëpi. Eva foli me tone të ashpra, madje kaloi edhe në ofendime, duke e quajtur Kristin budalla dhe injorant. Ajo tha se Kristi nuk e mori minimunim e mundimit që të mësonte kërcimin, por se menjëherë tha nuk e bën dot.

Ajo ia shpjegoi situatën edhe vajzave në oborr. Ajo tha se disa herë e ftoi Kristin që ai të bëntë lëvizjet e kërcimit, por se ai refuzonte herë pas here. Gjithashtu,  shtoi se u acarua shumë nga gjesti i Kristit, kur solli Oltën në dhomën e provave. Madje, situata u agruavua edhe më shumë, kur Kristi i tha Evës se ajo nuk ka energji për atë lloj kërcimi.

Ajo ka debatuar edhe me Luizin dhe ka qenë shumë e revoltuar. Përjashtimi i saj vjen edhe si pasojë se ajo i tha Luizit "të çaj kafkën".

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj