Pas festave fëmijët në urgjencë me COVID-19 dhe virozë, pediatrja në Fier: 110 vizita në ditë, shkak grumbullimet

Virozat respiratore, gripi stinor dhe Covid-19 janë infeksionet virale që po qarkullojnë aktualisht tek fëmijët.

Të shumtë janë pacientët e vegjël që paraqiten çdo ditë në Urgjencën e Spitalit të Fierit me kollë dhe temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Mjekja pediatre Albana  Haxhiu, shprehet infeksionet virale janë përhapur edhe për shkak të grumbullimeve gjatë natës së ndërrimit të viteve.

"Kemi pasur fluks të shtuar për festat e fundit por dhe ditët e para të 2022-ës. Paraqiten rreth 100-110 pacientë për vizita në urgjencën pediatrike të spitalit të Fierit. Kjo lidhet me festimet dhe qëndrimet në grup, ndaj apeli jonë është se duhet të bëjmë kujdes jo vetëm për covid por edhe për virozat e stinës dhe gripin", tha ajo.

Pediatrja këshillon prindërit që të mos paraqiten në spital kur fëmijët kanë simptoma të lehta. 

"Jo për ccdo rast temperature prindërit në urgjencë. fëjmët me simprota të lehta temp të menaxhueshme fëmijë të rritur mjekut të familjes, menaxhohet në shtëpi, paraqitja për ccdo temperaturë në urgjencë shton radhë i predispozon për të marrë virozat të tjera", tha ajo.

"Rastet që paraqiten në urgjencë janë me viroza respiratore, grip dhe covid-19, por që në rastet e fëmijëve është i menaxhueshëm, pa komplikacione", shton mjekja.

 

J.GJ./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?