TIRANE-Një ditë pas lëvizjeve të mëdha në qeveri, kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm për rreth 60 minuta Kryesinë e partisë. Pjesë e mbledhjes së Kryesisë, sikur duket edhe nga pamjet e Report Tv ishin edhe ministrat e rinj e të larguarit. Sipas burimeve të Report Tv në mbledhje u diskutua për organizimin e partisë në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit, ndryshimi i të deleguarve në qarqe, por edhe Kongresin e partisë në mars, ku mund të shpallen zyrtarisht kandidatët për bashkitë.
Takimi i sotëm erdhi pas mbledhjes së djeshme të asamblesë, ku kreu i qeverisë njoftoi 9 ndryshime në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrash. Kryeministri Edi Rama shkarkoi në Asamblenë Kombëtare të PS ministrat që kanë mbi 5 vite në qeveri si Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Sonila Qato. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku u largua Senida Mesi dhe në vend të saj u emërua Erion Braçe
Ndërkohë që është rikthyer Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, ku u emërua Elisa Spiropali. Nga furtuna kanë shpëtuar, Sandër Lleshaj, Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu. Për dy të fundit, Rama la një afat 6 mujor për bërjen e detyrave, në të kundërt, tha ai, do shkarkohen (lexo këtu).
Asnjë nga anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste nuk ka pranuar që të flasë për mediat pas përfundimit të mbledhjes. Ata janë larguar nga selia e partisë duke mos pranuar që të flasin për atë që u diskutua.
Burime për Report Tv theksojnë se përpos temës kryesore të diskutimit që ka qenë organizimi i partisë për zgjedhjet lokale, kryeministri Rama ka prekur edhe lëvizjet që bëri dje në qeveri. Kreu i qeverisë ka kërkuar angazhim maksimal nga strukturat për zgjedhjet e 30 qershorit.
Burime nga Kryesia e PS, pohojnë për Report Tv se në mbledhje është vendosur për lëvizje të deleguarve politikë në qarqe. Ndërkohë që këshillat e koordinimit të partisë socialiste do të mblidhen në janar, Kongresi i partisë është afruar me një javë nga data 30 mars kur ishte vendosur në 23 mars.
-
Ministrat e pushuar nga Rama Duke filluar nga AHMETAJ dhe Gjiknuri duhet te VRASIN veten si hajdute te popullit
Përgjigju -
Evlad ashtë shum e dobishme kur pranohet Drejtsia,shum ma leht e ka Populli me e rrit SOJIN,kshtu edhe gjarpinjët e popullit shëndrohen në Luana për Popull
Përgjigju -
Aha hiq ministra sa te duash.... po nuk hoqe ate qe duhet ska zgjidhje joooo, duhet te heqesh veten qe te shpetojme te gjithe or ti Edrame.....
Përgjigju-
njerez si ky tos komentusi i duhen ktij vendi, qe i votojne kta si te keqen me te vogel. hahahhahahahah hahhahahah ca niveli. qe ktu duhet me ik me vrap me len edin qe ja fut tosave
-
Po kush te vije mor zoteri? Mos do te vije ndonje rrumpalle tjeter qe ta coje vendin prape ne grope aty ku ishte?
-











Komente
Komento