Largimi i Ministrit të Transporteve Edmond Haxhiasto u pasua nga dorëheqja e një tjetër zyrtari të lartë të LSI, kreut të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore Dael Dervishi.
 
Burime pranë Ministrisë së Energjetikës thanë se dorëheqja është motivuar me arsye personale, ndërkohë që zyra e shtypit të AKBN tha se nuk kishte asnjë dijeni për largimin e tij.
 
Dael Dervishi, u emërua Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore në tetor të vitit 2013. Në 2009 -2012, ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Juridike në po këtë agjenci. Ndërkohë që në periudhën 2012-2013, ka ushtruar funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Energjisë, Tregtisë dhe Energjetikës.


d.b/shqiptarja.com