Meta përgatitet me susta për të protestuar poshtë ballkonit të Berishës: Pas Konventës, do këndojmë ‘Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha’

Ilir Meta ka bërë të ditur se pas konventës që do të zhvillojë Partia e Lirisë më 27 prill, do të shkojë poshtë ballkonit i Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’.

Siç i ka bërë të zakonshme daljet në rrjetet sociale, Meta shfaqet duke bërë ushtrime fizike dhe duke udhëzuar stafin për mënyrën e organizimit të Konventës.

Konventa do të nisë me këngën ‘Për ty Atdhe’, ndërsa poshtë ballkonit të Berishës do të këndojnë këngën ‘Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha’.

‘Me SuperBerishën tonë, Kampionin dhe Rekordmenin absolut, jo vetëm punojmë por edhe stërvitemi si njëherë e një kohë.

Në 27 Prill, ora 10:00, e hapim Konventën Kombëtare në Pallatin e Kongreseve me këngën "Për ty Atdhe" me djalin e Mentor Xhemalit dhe e mbyllim në mbrëmje tek "Rruga e Shpresës" me këngën "Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha"!’- shkruan Meta.

 

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/04/2024 01:40

    /...se me thone Sali Berisha/! Nuk thenkan Ilir Meta?! Pastaj cfare muri i prishi Serbise Sala?! Ah po,tani u kujtova! -Sala i prishi murin e embargos Serbise,duke e furnizuar me nafte!

    Përgjigju
  • A...Zh: 22/04/2024 16:56

    Kalbesire antikombetare!

    Përgjigju
  • Malok Skrapari: 22/04/2024 16:20

    Ju do te mbeteni ne histori si njerezit me anti Shqipetare te te gjitha koherave. Ju jeni jashteqitja, llumi, injoranca, shker-hatacioni qe erdhi ne pushtet mbas periudhes post komuniste. like floriri, sali serbi kete here you erdhi fundi. Do vije koha kur edhe niperit, mbesat e te tjere mbas tyre do te paguajne per ato cfare ju keni bere gjate kesaj periudhe.

    Përgjigju
  • teku: 22/04/2024 15:17

    ky ka lujt menc

    Përgjigju
  • Po mër po: 22/04/2024 14:59

    Murin ja prishe hahaha!!? Po mos e bombardonte Amerika, ti me Saliun tash do këndosh moj Serbi e mjera Serbi kush t'i ka qit kryet në hi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë