Pas 29 ndryshimeve drejtuesish që janë bërë ditën e djeshme në Policinë e Shtetit, pritet të ketë të tjera lëvizje.
 
Burime të Report TV bëjnë me dije se do të ndryshojnë edhe një pjesë e shefave të komisariateve. Do të jenë drejtuesit e rinj nëpër qarqe të cilët pritet të ndryshojnë shefat e komisariateve.
 
Pjesë e këtyre ndryshimeve do të jenë edhe shefat e komisariateve në Tiranë. Drejtori i ri i Policisë Tiranë Ardi Veliu, pritet të ndryshojë disa nga vartësit e tij. Gjithashtu do të preken edhe disa shefa të komisariateve nëpër rrethe.
 
Ndryshimet kanë lidhje me ecurinë e punës gjatë 2016-së dhe në 3 muajt e parë të 2017-së. Të gjithë shefat e komisariateve ku ka patur ngjarje kriminale të pazbardhura apo raste ku janë zbuluar sasi të konsiderueshme me kanabis, pritet të ndryshohen.
 
Këto ndryshime do të konkretizohen brenda javës së ardhshme. Ndërkohë për sa i përket lëvizjeve të bëra ditën e djeshme në Policinë e Shtetit, një burim i tha Report TV se një pjesë e drejtorëve, nuk kanë pranuar detyrat e reja që u janë caktuar.
 
Drejtorët e qarqeve, drejtuesit për hetimin e krimit dhe drejtorët e kufirit, u janë propozuar detyra të reja. Një pjesë e tyre i kanë refuzuar këto detyra.
 
Ditën e djeshme u vendos për të ndryshuar 10 drejtorë qarqesh dhe 19 drejtues të tjerë për hetimin e krimit dhe për kufirin. Nga këto ndryshime nuk u prekën vetëm drejtuesit në Kukës dhe në Dibër.

Rrokadë në Polici, ja emrat e drejtorëve të rinj në 10 Qarqe

Lëvizje në Policinë e Shtetit. Emra të rinj vijnë si drejtues në 10 qarqet e vendit, por lëvizje janë bërë dhe në nëndrejtori e sektorë kyçë të Policisë.

Një sërë drejtorësh në Policinë e Shtetit janë larguar dhe emra të tjerë janë emëruar në postet e tyre. Lëvizjet nuk kane kursyer as drejtorin e Policise se Tiranes, Ervin Hodaj, vendin e të cilit e ka zënë Ardi Veliu.

Levizjet ne 10 Qarqe

-Tiranë ikën Ervin Hodaj, emërohet Ardi Veliu Drejtor i Policise së Tiranës. (Veliu ka qene Shef i 

-Durrës ikën Perlat Cullhaj, emërohet Alfred Çepe

-Gjirokastër, ikën Aranit Arapi, emërohet Lorenc Panganika drejtor i policisë në Gjirokastër.

-Shkodër iken Alban Çela emërohet Gjovalin Loka

-Elbasan leviz Alfred Cepele (shkon ne Durres), emërohet Arben Dashi.

-Lezhë iken Ermal Muça, emërohet drejtor i policisë Bledar Çeliku.

-Korçë iken Ajet Zyberi, emërohet Arben Skëndo.

-Fier iken Neritan Nallbati, emërohet Albert Nushi.

-Berat ikën Fatmir Lleshi, emërohet Dylaver Shimaj

-Vlorë, ikën Jael Çela,  emërohet Gentjan Shehaj

-Kukës nuk lëviz Perlat Vatoci

-Dibër nuk lëviz Edmond Tarkaj

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com