Pas takimit me disa udhëheqës të BE-së dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Zelensky vazhdon turneun e tij evropian për të diskutuar për ruajtjen e territorit sovran dhe të ardhmen e fondeve të destinuara për në Kiev.

Lideri ukrainas u takua sot me Papa Leonin e XIV në Romë. Pas takimit që zgjati gjysmë ore ata përshëndetën nga ballkoni Villa Barberini gazetarët dhe fotografët pa komentuar bisedën e tyre. Sipas axhendës në orën 15:00 Zelensky do të takohet me kryeministren italiane Georgia Meloni.

Gjatë udhëtimit në Bruksel Zelensky tha për gazetarët se propozimet për paqe po finalizohen dhe do t'i dërgohen Shteteve të Bashkuara sot.

"Ka një përparim të lehtë drejt një përfundimi të mundshëm të luftës. Mendoj se plani do të jetë gati. Do ta diskutojmë përsëri në mbrëmje dhe do ta dërgojmë në Shtetet e Bashkuara", tha ai.

Udhëheqësi ukrainas shtoi se plani fillestar i paqes prej 28 pikash i Trump, i kritikuar për favorizimin e Rusisë, është reduktuar në 20 pika.

"Pikat anti-ukrainase janë hequr", shtoi Zelensky.

Një ditë më parë Zelensky zhvilloi në Londër një raund bisedimesh të rëndësishme me kryeministrin britanik Keir Starmer, homologun francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, për të diskutuar versionin e planit të paqes, të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Takimi i përbashkët përfundoi me foto jashtë zyrës së kryeministrit në Downing Street, pastaj Macron dhe Merz u larguan, ndërsa Starmer dhe Zelensky vazhduan me biseda dypalëshe.

Ndërkohë nga SHBA Donald Trump vijon të japë sinjale se sipas tij problemi qëndron tek evropianët për ngecjen në negociata. Presidenti amerikan sheh te aleatët e vet pengesën për paqen, në vend të personit që ka urdhëruar agresionin dhe pushtimin e paligjshëm të vendit fqinj. 

Konfirmimi erdhi pasdite, kur Trump shpërndau në Truth një artikull të New York Post me titullin: “Evropianët e pafuqishëm nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të zemërohen që Trump me të drejtë i përjashton nga marrëveshja me Ukrainën”. Teksti argumenton se bllokimi i marrëveshjes nga Kontinenti i Vjetër është “një dhuratë për Putinin.

Të rriturit negociuan këtë propozim për Ukrainën duke i injoruar evropianët. Sigurisht që evropianët ndihen të përulur; SHBA dhe Rusia po formësojnë të ardhmen e Evropës pa i konsultuar. Por nëse sillesh si fëmijë, do të trajtohesh si i tillë”, thotë artikulli i shpërndarë nga Trump. 

lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:04
Negociatat për Ukrainën, Trump: Evropianët janë të dobët

1762963590_trump.JPG

Nga SHBA Donald Trump vijon të japë sinjale se sipas tij problemi qëndron tek evropianët për ngecjen në negociata. Presidenti amerikan sheh te aleatët e vet pengesën për paqen, në vend të personit që ka urdhëruar agresionin dhe pushtimin e paligjshëm të vendit fqinj. 