Pas Malit të Zi, edhe Sllovenia fut Shqipërinë në listën e kuqe për shkak të COVID-it: 14 ditë karantinë për të hyrë

Pas Malit të Zi, edhe Sllovenia fut Shqipërinë në listën e kuqe për shkak të COVID-it: 14 ditë karantinë për të hyrë

TIRANE-Sllovenia ditën e sotme ka futur Shqipërinë e Portugalinë në listën e kuqe të vendeve nga të cilat hyrja nënkupton një karantinë 14-ditore, përveç disa përjashtimeve.

Pra për shqiptarët që duan të futen në Slloveni duhet të bëjnë një karantinë 14 ditore. Kufizimet do të futen në fuqi nga dita e nesërme. Zëdhënësi i qeverisë sllovene Jelko Kacin këshilloi shmangien e udhëtimeve në vendet që janë në listën e kuqe. "Këshillojmë fuqimisht shmangien e çdo udhëtimi në vendet me listës së kuqe".

Sllovenët theksojnë se në listën e kuqe përfshihen vendet që regjistrojnë më shumë se 40 infeksione të reja ditore për 100,000 banorë në dy javët e fundit. Theksojmë se ditën e hënë ishte Mali i Zi që mbylli kufirin me Shqipërinë për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me COVID në vendin tonë. Në Shqipëri në 9 ditët e fundit janë shënuar 13 viktima duke e çuar në 48 numrin në total.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Perllogaritja: 24/06/2020 18:10

    Po nese behet fjale per 40 infektime ne jave per 100.000 banore, atehere Shqiperoa ka shume me pak. Atehere cila eshte arsyeja e bllokimit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë