Dy të viktima nga COVID brenda ditës, ndërrojnë jetë një vajzë 34-vjeçe dhe një 90-vjeçar! 67 raste të reja (VIDEO)

TIRANË-COVID-i ka marrë dy jetë në pak orë brenda ditës së sotme. Një vajzë 34-vjeçe nga Librazhdi, që vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si insuficenca renale kronike, diabeti dhe hipertensioni është viktima më e re nga koronavirusi. 34-vjeçarja prej disa ditësh në gjendje të rëndë dhe e intubuar ndërroi jetë mëngjesin e sotëm te Infektivi. Ndërkohë që rreth orës 15:00 humbi luftën me COVID-in edhe një 90-vjeçar nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese si silikoza dhe hipertensioni. Nga fillimi i epidemisë, 48 qytetarë e kanë humbur luftën me COVID-19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore dhe terapive të mjekimit.

Ndërkohë që shqetësim vijojnë që të jenë të infektuarit që edhe në 24 orët e fundit ishin në rritje. Si rezultat i 347 testimeve janë konfiirmuar pozitiv me koronavirus 67 qytetarë. Kruja është rikthyer në epiqendrën e virusit, ku këtë të mërkurë kanë rezultuar të infektuar 18 persona, për t'u ndjekur nga Tirana dhe Shkodra. " Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste, kemi 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë.  Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja", bën me dije Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Vijon të ketë sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive. Megjithatë, një lajm optimist është se në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë, duke e çuar në 1217 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht 850 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Apeli i Ministrisë ditën e sotme shkon për bizneset me shumë punonjës
"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë subjekteve të respektojnë protokollin e sigurisë. Ndërmarrjeve, institucioneve, subjekteve me shumë punonjës: Kryeni çdo ditë vlerësimin temperaturës si dhe vlerësoni prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar dhe të kujtdo që hyn apo del në ambientet e punës. Personat me temperaturë apo me simptoma duhet të rikthehen në shtëpi dhe të kryhet komunikimi me strukturat shëndetësore.

Siguroni vazhdimisht elementet higjenizues e pastrues si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë. Mbani maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Siguroni ajrosjen e mirë dhe dezinfektimin e ambjenteve si dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes së tij. Mininistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, të respektoni distancën, dhe kurdo kur kjo nuk është e mundur, përdorni maskë", është apeli i Ministrisë së Shëndetësisë.

Harta e qyteteve të prekura me COVID-19, përgatitur nga Report Tv

COVID-19 – Statistika (24 Qershor 2020)
Testime totale 24367
Raste pozitive 2114
Raste të shëruara 1217
Raste Aktive 850
Humbje jete 48 (Qarku Tiranë 27, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 377
Durrës  165
Shkodër 135
Vlorë 69
Fier 39
Lezhë 24
Korçë 18
Kukës 10
Elbasan 9
Gjirokastër 2
Berat 2

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:44
6 raste të reja me COVID në Delvinë nga kontakti me personin e djeshëm, mes tyre një punonjës i Policisë Bashkiake

Konfirmohen 6 raste të reja me koronavirus në Delvinë, të cilat janë kontakte të rastit të parë që rezultoi pozitiv ditën e djeshme. Mes tyre është një punonjës i Policisë Bashkiake të Delvinës.

Ora 19:40
Preket nga COVID-i 50-vjeçarja në Pogradec, kontakt i infermieres së konsultores

Një grua mbi 50 vjeç është konfirmuar pozitive me COVID-19 në qytetin e Pogradecit, e cila është kontakt i një prej infermiereve të konsultores. Sipas burimeve, janë dërguar drejt kryeqytetit 21 tampone të personave të dyshuar me koronavirus nga Pogradeci.

Ora 19:14
Preket nga COVID-i shefi i personelit të kompleksit në Prrenjas, 32-vjeçari karantinohet në shtëpi

Një 32-vjeçar që punonte si shef personeli në një kompleks në dalje të qytet të Prrenjasit është konfirmuar pozitiv me COVID. Ai aktualisht është karantinuar në banesën e tij në Prrenjas. Në ambientet e kompleksit ku punonte i riu ofrohen disa shërbime si hotel,restorant,bar etj. Pas konfirmimit të tij, po kryhet dezifektimi i ambienteve ku ai ka qenë.

 

Ora 15:22
Shënohet viktima e dytë nga COVID-i brenda ditës te Infektivi, ndërron jetë 90-vjeçari

Shënohet viktima e dytë nga COVID-i brenda ditës së sotme te Infektivi. Një pacient 90 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese silikoza, hipertension. Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë një 34-vjeçare nga Librazhdi, e cila prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë dhe e intubuar në spitalin Infektiv. Nga fillimi i epidemisë, 48 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore dhe terapive të mjekimit.

Ora 14:24
Detaje nga vdekja e 34-vjeçares me COVID, u vizitua një javë më parë në spitalin e Prrenjasit

34-vjeçarja nga Qukësi, e cila ndërroi jetë nga koronavirusi një javë më parë ka qenë vizituar në spitalin e Prrenjasit. Mësohet se pacientja e kishte bërë vizitën pasi kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, por duke qenë se ka shfaqur disa simptoma  i kanë bërë tamponin dhe ka rezultuar pozitive. Por për shkak se gjendja e saj ka qenë e përkeqësuar u dërgua në Spitalin Infektv ku dhe ndërroi jetë. 34-vjeçarja ka qene e intubuar dhe në gjendje të rendë.

Ora 12:40
Një prej të infektuarve në Krujë, punonjës i Hipotekës

Kruja sot regjistroi 18 raste të reja me koronavirus, ndërsa burimet bëjnë të ditur se ato janë kryesisht komunitare dhe nuk dihet ku mund të jenë infektuar. Mes tyre është edhe një punonjës i Hipotekës. Deri tani Hipoteka po punon pjesërisht dhe jepen shërbime vetëm në ato degë që nuk kanë patur kontakt me të infektuarin.

Ora 12:23
Infektohet rrobaqepësja në Berat, tampon fasonerisë dhe familjes

Rasti i ri me COVID në Berat është një punonjëse në një ndërmarrje rrobaqepësie tek ish-kombinati tekstil. Punonjësja ka shfaqur temperaturë e këputje të trupit dhe kollë, ku më pas është njoftuar 127 dhe i është bërë tamponi dhe ka rezultuar pozitiv. Pritet që t'ju bëhet të gjithë punëtorëve të kësaj fasonerie analizat nëse do të ketë të infektuar të tjerë apo jo. Ndërsa në familjen e gruas po bëhen tomponët për të parë ka të infektuar.

Ora 12:16
1 rast me COVID në Fier, i riu erdhi nga Anglia te prindërit

Në Fier gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar pozitiv me COVID-19, 1 person. Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për një person që ka ardhur nga Anglia, i cili kishte shkuar te prindërit para disa ditësh. Ai ka shfaqur shenja të COVID-19 dhe pasi i është bërë analiza ka rezultuar pozitiv.

Ora 12:15
Një rast me COVID në Korçë, e moshuara erdhi nga jashtë shtetit

Rasti i shënuar sot në Korçë bën fjalë për një të moshuar 70-vjeçe, e cila ditët e fundit ishte kthyer në vendlindje nga një tjetër shtet. Sipas burimeve ajo nuk është kontakt i rasteve të mëparshme. Mësohet se 70-vjeçarja po trajtohet në shtëpi ndërkohë që mjekët epidemiologë po gjurmojnë kontaktet e tjera.

Ora 12:15
Vatër e re në Kurbin, infektohen nënë e bir, dy të prekur me COVID edhe në Lezhë

Në Kurbin janë shënuar dy raste, ku bëhet fjalë për një vatër të re me COVID. Të prekurit janë pjesëtarë të një familje në Gjorm, nënë e bir. Dyshohet se mund të jenë infektuar nga një punonjëse fasonerie e Krujës të cilën e kanë fqinje. Ndërsa në Lezhë dy të prekurit janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm.

Ora 11:40
Gjashtë raste me COVID në Vlorë, 4 nga një fasoneri dhe 2 punonjës tatimesh

Në qytetin e Vlorës sot janë shënuar 6 raste të reja me COVID-19. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se 4 raste janë në një fasoneri dhe dy janë punonjës të tatimeve.

Ora 10:41
Infektohet Universiteti 'Aleksandër Xhuvani' në Elbasan, me COVID studentja

Regjistrohet rasti i parë me COVID-19 në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka rezultuar pozitiv një studente, e cila është me origjinë nga Lushnja. Nuk dihet se ku është infektuar studentja.

Ora 09:32
10 raste të reja me COVID në Shkodër, 3 punonjës të Gjykatës (VIDEO)

Në qytetin e Shkodrës janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 10 persona.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për 3 punonjës të Gjykatës, si rast kontakti me të infektuarën e parë po në këtë institucion.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 24/06/2020 11:39

    O shtet kurv filloni karantinen

    Përgjigju
    • Loran preshi: 25/06/2020 15:30

      O Loran, keni ngrënë cik presh andej nga shpia juaj?Dihet qe e keni qef.

    • Tani: 24/06/2020 18:36

      Tamam shtet kurv. Te vdesim dhe nje mosh te re qe ti fusin friken njerzve.

    • Shqip: 24/06/2020 15:25

      Ti loran dukesh si VIPs qe kur ishin te tere mbyllur duhet te kesh dalur dhe te pelqen te dalesh perseri vetem. Shko mbushu zdroms, dhe qendro brenda per vete, kjo do te mjaftonte per sigurine tende.

    • B*3: 24/06/2020 14:43

      Respekto rregullat ti si qytetar. Mbasi te kesh respektuar distancimin social + maske, mund ti drejtohesh shtetit duke e ofenduar. Shqiptaret duhet te kuptojne qe po nuk e deshen vete jeten e tyre, nuk do i duan te tjeret me shume. Shteti merre gjithmone vendime per shumicen. Nqs te gjithe do te respektonin rregullat, numri i te infektuarve nuk do te rritej, por do te ulej.

    • Staplerfahrer: 24/06/2020 14:40

      Idiot

    • Loran kurva: 24/06/2020 13:22

      Loran, filloje ti karantinen...mbyllu ne hale, atje ku ke vendin

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)