TIRANË- Ashtu sikurse edhe nxnëset e kolegjit, fëmijet e kopshteve së bashku me prindërit protestuan sot përpara Kryeministrisë. Vendimi i qeverisë për mbylljen e kolegjeve dhe kopshteve ka nxitur revoltën e tre ditëve protestë të nxënsve të kolegjit turk ‘Mehmet Akif’ e tashmë edhe të prindërve me fëmijët e vegjël të kopshtit “Zubeyde Hanim”. Proteta zgjati rreth 1 orë e 30 minuta përpara Kryeministrisë. 

Avokati i kopshtit turk e cilësoi vendimin e qeverisë si shkelje të ligjit dhe urdhër të padrejtë nga ministria e arsimit. Megjithatë, kreu i qeverisë Edi Rama së bashku me ministren e arsimit në daljet e tyre publike kanë theksuar se mbyllja e institucioneve arsimore vjen nga mos respektimi i ligjit.

Reagime kritike pati edhe nga opozita të cilët akuzuan se Shqipëria po përdoret si vasal i Presidentit turk, Erdogan.

1664439279_6eb2855ebad44409b1bc37a4872d349c.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:30
FOTOLAJM/ Fëmijët e kopshtit protestë së bashku me prindërit, vogëlushi ‘lë shenjën’ e tij te Kryeministria

1664440277_9fd57d103ebc4db9bf16d482aaeda3d6.jpg

Mbyllja e kopshteve ka detyruar që edhe vogëlushët të jenë protestues përpara kryeministrisë. Në shoqërinë e prindërve të tyre, fëmijët e vegjël në shenjë revolte kanë lënë gjurmët e tyre të Kryeministria.