Pas numërimit të 90% të votave
PDK prin me 27.6%, LDK 26.2%

PRISHTINË - Pas numërimit të rreth 700 mijë fletëvotimeve, ose 90 për qind të numrit të përgjithshëm të tyre, deri tani në zgjedhjet lokale në Kosovë, PDK prin me 27.6%, LDK e dyta me 26.2%.

Por, ndërsa LDK ka një rritje simbolike të votave, PDK ka rënie të konsiderueshme, derisa Vetëvendosje ka rënie të madhe, e AAK ruan votën proporcionale, raportohet nga KQZ.

Sipas rezultateve, nga rreth 700 mijë vota të numëruara për asamble, Partia Demokratike e Kosovës në nivel vendi si parti ka marrë rreth 178 mijë vota, apo 27.6 %.

Në këto rezultate, LDK e ndjek PDK-në me rreth 165 mijë, vota apo 26.2 %. AAK ka marrë rreth 90 mijë vota, apo 14.1%, Vetëvendosje rreth 50 mijë vota apo 8% dhe AKR ka marrë rreth 34 mijë vota apo 5.2%.

Këto rezultate përbejnë 90% të votave të përgjithshme të regjistruara. Kanë mbetur edhe rreth 70 mijë vota për t’u numëruara. 

Marrë nga 'Koha Ditore"
(mag/shqiptarja.com)


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë

E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë