Pas 8 padive, BKH rishikon vlerësimin: Një kandidat e skualifikuam padrejtësisht, ishte një gabim njerëzor! Do rikthehet në garë! Kim: Sinjal i fortë që BKH po bën transparencë

Pas 8 padive, BKH rishikon vlerësimin: Një kandidat e skualifikuam padrejtësisht, ishte një gabim njerëzor! Do rikthehet në garë! Kim: Sinjal i fortë që BKH po bën transparencë

Foto ilustruese

TIRANË- Pas ankesave të ardhura për kandidatët, Byroja Kombëtare e Hetimit ka rishikuar edhe njëherë përgjigjet, ku rezultoi se një kandidat është skualifikuar padrejtësisht. Sipas BKH-së skualifikimi i kandidatit erdhi si pasojë e një gabimi njerëzor, teksa shtojnë se do të rikthehet në garë.

Pas testit fizik kandidati do t'i nënshtrohet edhe Testit të Shkrimit të Esesë. Në reagimin zyrtar, BKH nuk jep emër se për cilin kandidatë bëhet fjalë, nëse është një nga 8 kandidatët që kanë ngritur padi ose jo. Megjithatë theksohet se pjesa tjetër e përgjigjeve është korrekte. 

"Komisioni i Përzgjedhjes me qëllim përmbushjen në mënyrë të saktë, të drejtë dhe transparente të detyrave që vijnë me rolin e tij në procesin e rekrutimit të hetuesve të BKH-së,  si dhe pasi mori disa ankesa prej kandidatëve, ka kryer rishikimin e të gjithë dokumentacionit të kandidatëve të cilët morën pjesë në testin e aftësive fizike.

Prej këtij rishikimi të dytë të proces-verbaleve rezultoi se, si pasojë e një gabimi njerëzor, një kandidat i vlerësuar me pikë të mjaftueshme kualifikuese është vendosur gabimisht në listën e të skualifikuarve në programin Excel gjatë përpunimit të të dhënave prej Sekretarisë Teknike. Si pasojë, kandidati nuk është ftuar në fazën tjetër të rekrutimit. Në këto kushte, dhe në përputhje me parashikimet e Rregullores, kandidati i përmëndur më lart i nënshtrohet Testit të Shkrimit të Esesë. Të gjitha rezultatet e tjera janë konfirmuar të sakta.

Rregullorja në fuqi, e miratuar prej BKH-së, parashikon rregulla të qarta dhe të detajuara për vlerësimin e kandidatëve për hetues në BKH. Komisioni i Përzgjedhjes është tërësisht i angazhuar të zbatojë kërkesat e Rregullores nëpërmjet një procesi të drejtë dhe transparent. Të gjithë hapat e procesit të rekrutimit po monitorohen prej një Komisioni Ndërkombëtar për të siguruar ruajtjen e standardeve me të larta", njofton BKH.

Ndërkohë për këtë ka reaguar dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim përmes një postimi në Twitter. Ajo shkruan se BKH po siguron transparencë dhe integritet në procesin e përzgjedhjes dhe kontrollin e kandidatëve.

"Ne e përshëndesim njoftimin e BKH-së se ajo ka shqyrtuar rezultatet e testit dhe ka korrigjuar një gabim. Sinjal i fortë se BKH po siguron transparencë dhe integritet, praktikon kontrollin e cilësisë dhe po merr përgjegjësi për veprimet e tij. Kjo si duket reforma e vërtetë!" - shkruan Kim në Twitter.

Në drejtim të BKH-së janë ngritur padi nga 7 prej kandidatëve të cilët kanë marrë pjesë në procesin e zgjedhjeve për hetues pranë këtij institucioni. Sipas pretendimit të 7 oficerëve të skualifikuar, zyrtarët kanë falsifikuar procesverbalin e garës fizike, faza e tretë e përzgjedhjes. Ata thonë se kanë fituar testin fizik disa oficerë që nuk kanë arritur parametrat kohore të garës. Ndërkohë një tjetër padi është ngritur nga një tjetër kandidat i cili thotë se procesi duhet pezulluar pasi sipas tij, ai thotë se nuk ka pasur transparencë në përllogaritjen e pikëve në testin fizik, e cila përkon me fazën e tretë të përzgjedhjes së kandidatëve për hetues pranë byrosë.

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kur na vjen Likja nga stani: 11/11/2020 15:55

    Qe Aida Hajnaj me testin fizik ka bere skandal te madh,i ndihmuar nga Kraja,Prenci,Millonai etj etj kete e morem vesh.Ajo qe nuk kuptojme eshte fakti se perse ambasadorja amerikane mban kete qendrim dhe nuk urdheron riberjen e testit,pas kaq e kaq ankesave te kandidateve per manipulim dhe pas zhurmes qe po behet ne shtyp per kete skandal.Shqiptaret presin nga zonja Kim qe per cdo konkurs e vendim te kete transparence,objektivitet dhe jo fshehje e manipulime rezultatesh,Nuk eshte per te ardhur keq per qendrimin e ambasades amerikane ne Tirane?I shikojne e i lexojne komentet e shqiptareve ata te ambasades amerikane apo s'u ben pershtypje se cfare thote opinioni publik?!Dhe te besosh se zonja Kim shprehet publikisht se respekton zerin e gazetareve e te shtypit te lire.Po te ishte keshtu nuk do i hidhte Aida Hajnaj trute e gomarit dhe nuk do guxonte Aida Hajnaj te shprehej se procesi monitorohet nga nderkombetaret! Cilet nderkombetare?Ata qe benin llogje ate dite ne nje cep te terrenit sportiv duke pire kafe dhe duke mos e patur mendjen fare se cfare behej ne garen fizike? Kjo eshte nje tallje e madhe.Dhe tjetra,perse pas gjithe ketyre qe behen e flitet te mos jepen rezultatet e firmosura nga sejcili kandidat? Ku eshte ketu e keqja? Apo po te afishohen rezultatet do dali zbuluar BKH-ja e Hajnajt dhe do diskreditohet personalisht ajo publikisht? E vetmja zgjidhje e drejte eshte afishimi i rezultateve dhe perseritja e gares,qofte dhe per inat te atyre qe ankohen per manipulim dhe per te bindur shqiptaret se ne kete gare nuk ka asgje per te fshehur e per te manipuluar.Le te fitojne me te miret! Zonja Kim nuk ka pse te felliqe emrin e saj ,duke u futur ne gojen e shtypit e te shqiptareve por te urdheroje pa humbur kohe perseritjen e gares dhe shpalljen e rezultateve.Kete presin shqiptaret nga ambasadorja amerikane ne Tirane! Ne te kundert ajo automatikisht behet bashkefajtore me Aida Hajnajn dhe manipulatoret e procesit te testit fizik! Kjo do te ishte edhe me e rende per te dhe vartesit e saj,sepse do te vinte ne loje besimin e fituar deri me tani nga shumica e shqiptareve dhe kjo do te ishte fatkeqesi e madhe per te por dhe per ne qe e kemi admiruar deri tani!Do te vtrase shpresen e shqiptareve per sukses te reformes ne drejtesi!

    Përgjigju
  • Boss ene Trim: 02/11/2020 23:15

    Pranej klasa me e degjenerume dhe e korruptume e shqiperis qe jan Prokuroret dhe Gjyqetaret tallen me dosjet tona !!! I mbyllin si Ja do qefi Edhe Kur diskutohet per VJEDHJE TE MEDHAJA !!! Pranej keta prokurora te shk*dhym familjarisht ngrejne zerin e sillen si gangsterra neper zyrat e shtetit, Kur pengojne dhe apelojne ceshtjet sepse jan korruptuar !!! Harrojne qe Ne qe jena perball tyre mund te jena me te PASTER , ME TE ZGJUAR , ME TE PASUR , ME DEMA SE SA “DELET” sic shprehen ata neper zyrat e tyre sekrete ku bojne ujdit e pista ne kurriz te popullit , taksapaguesve ,bisnesseve !!!! Mgjth popolo shqipetare thot : DARDHA E KA BISHTIN MRAPA,Edhe pa USA BE .

    Përgjigju
  • Sinjal forte: 02/11/2020 21:58

    Goxha sinjal forte vertet qe po e tallni t.apin me kete popull e po justifikoni parate e popullit qe po harxhoni. Besimi zero zero zero zero zero o qelbesira qe keni vendosur ta shkaterroni kete vend e qe per 200 vjet mos ngrere koken. Po e lini pa shkolle kete popull, pa shtet pa administrate pa as edhe nje gje. Harram e paçi.

    Përgjigju
  • Usaaa: 02/11/2020 20:52

    E dh tani duan ta lajne me sh u rr, po si do i nxirni 60 veta nga 103 aplikant kur jan edhe dy faza ????

    Përgjigju
  • edi: 02/11/2020 19:33

    shume gabime "njerezore" po beni, nje strukture qe duhet te ishte shembull per cdo gje tjt. deshtuat ende pa filluar mire gota e thyer zor se ngjitet

    Përgjigju
  • Reality: 02/11/2020 18:24

    po talleni me njerezit tju vij turp. Kishte harruar pa dhene leket apo skish ardh miku akoma ??

    Përgjigju
    • edi i cecos me bicak: 02/11/2020 20:44

      meqe te gjithe u quakan edi ketu mor ju pifsha dolline

    • Edi: 02/11/2020 19:42

      Po crendesi ka, tallen apo jo. Rendesi ka qe edhe hambasadorja shkroi postoi nje koment. Kjo ka rendesi. Kupton....

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Edlir Tetova dhe Ivan Gvozdenovic, dy heronjtë e Superligës

Edlir Tetova dhe Ivan Gvozdenovic, dy heronjtë e Superligës