Edhe kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e cilësoi Qeverinë e re të Kosovës si jokushtetuese dhe jolegjitime, duke paralajmëruar se partia e tij do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
"Qeveria që u votua sot është jokushtetuese dhe jolegjitime. Aleanca do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim adresim me prioritet nga kjo e fundit, meqë themelet e kushtetutshmërisë po lëkunden", shkroi Gjini në Facebook.
Lajmi kryesor:
Formohet qeveria e re e Kosovës, opozita paralajmëron padi në Kushtetuese: Është jo legjitime! Kurti thirrje PDK-së: Propozoni nënkryetarin e Kuvendit
LAJMET MË TË VLERËSUARA










