Në zonat e prekura nga përmbytjet në Pakistan, ka filluar të përhapet në masë malaria, ku plot 324 persona kanë vdekur nga pasojat e kësaj sëmundjeje, njoftuan sot autoritetet pakistaneze, sipas të cilave situata mund të dalë jashtë kontrollit nëse nuk do të ketë një ndihmë urgjente.
Qindra-mijëra njerëz të zhvendosur nga përmbytjet jetojnë në mjedis të hapur, ndërsa ujërat e ndenjura që u derdhën gjatë përmbytjeve janë përhapën në një sipërfaqe prej qindra kilometrash.
Vlerësohet se ujërat mund të qëndrojnë deri në 6 muaj, ndërkohë që infeksionet e lëkurës dhe syve, diarreja, malaria, tifoja dhe ethet e dengës po përhapen në popullatë.
Ministria e financave e Pakistanit tha se ka miratuar 42 milionë dollarë fond për agjencinë e menaxhimit të fatkeqësive për të siguruar furnizime për ndihmë nga përmbytjet dhe procedura të tjera.
Përmbytjet ishin shkatërruese duke përfshirë një të tretën e Pakistanit, duke vrarë 1,569 personave mes tyre 555 fëmijë dhe 320 gra, tha të mërkurën agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit.