Pas incidentit të dhunshëm disa ditë më parë në zyrat e FRD-së, ditën e sotme kreu i kësaj partie Sali Shehu, përmes një letre i është drejtuar, kryetarit të Bashiksë së Tiranës, Erion Veliaj, kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi dhe ambasadave të SHBA, BE dhe OSBE në Tiranë, me pretendimin se nuk janë dakord me veprimet e Policisë Bashkiake e cila shkoi për të liruar zyrat.
“Partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi.”
“Nëse partia politike është pajisur me ndërtesë me kontratë huapërdorjeje, sipas këtij ligji, por nuk plotëson kushtet e parashikuara në shkonjën “b” të këtij neni, atëherë ka të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë për ndërtesë, për ta përdorur vetëm për selinë apo zyrat e saj vendore. Pika 2 e nenit 22/1, thotë: Kontrata e huapërdorjes ose pagimi i qirasë, sipas këtij neni, për partitë politike zgjat për aq kohë sa partia politike plotëson kushtet e parashikuara në shkronjën “b” të nenit 22”, thuhet në letrën e FRD-së.
Dy ditë më parë, presidenti Ilir Meta duke iu referuar përplasjeve në selinë e FRD-së, i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për dijeni edhe ambasadorëve të huaj në Tiranë, përmes së cilës pretendon se klima mes forcave politike që do marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit është cenuar rëndë.
Përplasja e disa ditëve më parë ka ardhur pas kërkesës së Bashkisë së Tiranës për lirimin e zyrave të FRD-së.
J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë
19 Janar, 12:08
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit
15 Janar, 15:27
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
300 pemë të reja i shtohen parkut të Liqenit të Farkës, Veliaj: Investimet e bashkisë kanë rritur vlerën e pronës
14 Janar, 14:55
-
Paraqitet në SPAK ish-deputeti Sali Shehu, kryetari i Frymës Demokratike: Kam ardhur për kafe dhe për qejf, vetëm 5 minuta do rri...!
14 Janar, 13:38