Pas protestës së opozitës ku shumë hapësira publike janë dëmtuar, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren për riparimin e dëmeve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka denoncuar sot dëmet që iu janë shkaktuar qytetit prej pjesëmarrësve në protestën e organizuar nga Partia Demokratike. Përmes një postimi në rrjetin social “Tëitter”, kryebashkiaku i Tiranës sjell në vëmendje se prej 3 muajsh administrata ka punuar për riparimin e rrugëve dhe përgatitjen për festat e fundvitit, ndërsa sot qyteti është vandalizuar.
Veliaj ka lajmëruar se punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë riparuan dëmet në terren brenda pak orëve. “Qyteti fiton gjithmonë mbi shpellën, puna është më e fortë se dhuna, e bukura më e fuqishme se rrënimi. Nis riparimi. Gjithë bashkia në terren, brenda 2 orëve riparuam dëmet, pastruam plehrat, rindezëm zbukurimet. Kjo është kosto absurde dhune”, u shpreh Veliaj.

Bashkëngjitur postimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka publikuar pamje nga protesta e sotme ku janë dëmtuar hapësira të ndryshme publike në bulevardin Dëshmorët e Kombit apo nga ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe nga ajo e Transporteve. “Kemi punuar 24/7 për ta pastruar, riparuar e stolisur Tiranën këto100 ditë! Shumë respekt për protestat, jo për vandalët . Dhuna s'është alternativë, barbarizmi nuk është civilizim! Do ta ringremë sot Tiranën nga shkatërrimi në kohë rekord”, shkruan Veliaj.

Foto të tjera..
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

FOTO