Pas protestave, 'bie shteti' në Sri Lanka! Dorëhiqen presidenti dhe kryeministri! VIDEOLAJM-protestuesit festojnë në pishinën presidenciale

SRI LANKA- Nje shembull i protestave te suksesshme vijnë nga Sri Lanka, ku presidenti Gotabaya Rajapaksa dhe kryeministri Ranil Wickremesinghe kanë deklaruar se do të japin dorëheqjen, pas zemërimit të qytetarëve për keqmenaxhimin ekonomik të vendit. Ky u shoqërua me një festë fishekzjaresh në qytet, por jo vetëm kaq.

BBC sjell një video ku shihen protestuesit të cilët kanë 'pushtuar' rezidencën e presidentit, teksa nuk kanë nguruar edhe të festojnë për arritjen e tyre edhe në pishinën presidenciale. Nga ana tjetër, protestuesit gjithashtu i vunë flakën shtëpisë private të kryeministrit Wickremesinghe në një lagje të pasur të Colombo.

Sri Lanka po vuan inflacionin e shfrenuar dhe po përpiqet të importojë ushqime, karburant dhe ilaçe në mes të krizës më të rëndë ekonomike të vendit në 70 vjet. Ngjarjet e jashtëzakonshme të së shtunës dukej se ishin kulmi i protestave me muaj kryesisht paqësore në Sri Lanka.

Pamjet në internet treguan njerëz që ecnin nëpër shtëpi dhe notonin në pishinën e presidentit, ndërsa të tjerët zbraznin një komodinë, preknin sendet e presidentit dhe përdornin tualetin e tij luksoz. Kontrasti mes luksit të pallatit dhe muajve të vështirësive të duruara nga 22 milionë banorët e vendit nuk u shpëtoi protestuesve.

"Kur sheh luksin në këtë shtëpi, është e qartë se ata nuk kanë kohë për të punuar për vendin", tregon një protestues.

Nuk dihet nëse dorëheqja e presidentit dhe kryeministrit do të mjaftojnë për të qetësuar turmën, por edhe për t'i dhënë një zgjidhje turmës.

Çfarë duhet të dini për Sri Lankan
Sri Lanka është një komb ishull pranë Indisë jugore:
Fitoi pavarësinë nga sundimi britanik në vitin 1948. Tre grupe etnike - sinhaleze, tamile dhe myslimane - përbëjnë 99% të popullsisë 22 milionëshe të vendit.
Një familje vëllezërish ka dominuar prej vitesh: Mahinda Rajapaksa u bë një hero në mesin e shumicës sinhalezë në vitin 2009, kur qeveria e tij mundi rebelët separatistë tamilë pas vitesh lufte të ashpër dhe të përgjakshme civile. Vëllai i tij Gotabaya, i cili ishte sekretar i mbrojtjes në atë kohë, është presidenti aktual, por ka deklaruar se do të largohet.
Kriza ekonomike ka shkaktuar në zemërim në rrugë: Rritja e inflacionit ka bërë që disa ushqime, ilaçe dhe karburante të mungojnë, ka ndërprerje të vazhdueshme dhe njerëzit e zakonshëm kanë dalë në rrugë të zemëruar me shumë duke fajësuar familjen Rajapaksa dhe qeverinë e tyre për situatën.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:07
FOTO/ Dëbuan presidentin, protestuesit në Sri Lanka shijojnë luksin brenda pallatit presidencial

 

Pas dëbimit të presidenit, Pallati Presidencial është tani në duart e populli të Sri Lankës. Protestues të shumtë janë rehatuar brenda rezidencës presidencale dhe kërkojnë dorëheqjen zyrtare të presidentit dhe të kryeministrit.

Ato kanë paralajmëruar de nuk do të largohen nga pallai rezidencial deri në largimin e lidershipit.

"Presidenti duhet të japë dorëheqjen, kryeministri duhet të japë dorëheqjen dhe qeveria duhet të largohet," tha dramaturgu Ruwanthie de Chickera në një konferencë shtypi në vendin e protestës, i rrethuar nga udhëheqës të tjerë që ndihmojnë në koordinimin e lëvizjes kundër qeverisë.

Presidenti Gotabaya Rajapaksa dhe kryeministri Ranil Wickremesinghe po planifikojnë të tërhiqen, tha të shtunën kryetari i parlamentit të vendit, duke u përkulur ndaj presionit intensiv, pas një dite protestash në të cilat demonstruesit hynë në rezidencën zyrtare të presidentit dhe i vunë flakën shtëpisë së kryeministrit në Colombo.

Gotabaya Rajapaksa, thuhet se është marrë në mbrojtje nga marina dhe ndodhet në një bazë detare në ujërat e Sri Lankës. Ai ka thënë se do të dorëhiqet më 13 korrik.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç