Militantët e fundit që i rezistuan gazit lotsjellës iu bashkuan Sali Berishës në seli. Kreu i PD akuzoi kryeministrin Edi Rama se kërkonte me çdo kusht përleshjen e demonstruesve me policinë. Berisha iu tha policëve të mos bëhen ushtarë të Ramës, ndërsa tha se protestuesit në asnjë moment nuk përplasen me policinë, por do përleshen me Ramën. Berisha ‘shfrenoi’ fantazinë duke thënë se Ramën do e hedhin në Lanë.

"Nëse je burrë, ia thash dje, qëndro në zyrë. Por as në zyrë nuk ishte, por në tunelet e Surrelit ishte futur. Rama kërkonte përleshjen e demonstruesve me policinë. Demonstruesit do përleshen me Ramën dhe i them këtu, mos ndërse policinë kundër protestuesve, ju bëj thirrje policëve mos u bëni ushtarë, shërbëtorë të një njeriu që nuk ligj as moral. Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së vet e ka të vjedhur, mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari. kilometri jonë i fundit do të jetë fundi i merituar i Ramës dhe narko qeveritarëve e tjerë. Kërkoj lirimin e 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje me urdhër të Edi Ramës. Ju kërkoj komisariateve të lirojnë menjëherë, të mos zbatojnë asnjë urdhër që vjen në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e vendit. Nuk mundet kurrë një popull me asgjë. Ne këtë betejë do e vazhdojmë, ne kemi një mision dhe vetëm një misin, përmbysjen e këtij regjimi, e këtij armiku të shqiptarëve. Ne jemi në fushë betejë dhe nuk do ndalemi deri në rrëzimin e këtij. Rama është i pashpresë kufomë e pakallur, do e hedhim në Lanë siç është”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

PD në protestë, breshëri molotovësh drejt Kryeministrisë, militantët përplasje me efektivët te Kuvendi! Hidhet gaz lotsjellës, 11 policë të lënduar! PAMJE me dron