Pas sherrit në Tiranë, plagosi me armë zjarri një person dhe u largua! Arrestohet autori 42-vjeçar, sekuestrohet pistoleta (Emri)

Një 42-vjeçar i identifikuar si Robert Doka është arrestuar nga policia e Tiranës pasi plagosi me armë zjarri një person dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Ai pati konflikt për motive të dobëta me Denis Kukën, të cilin e qëlloi në këmbë. Ngjarja ndodhi në Tufinë.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe shoqëruar në komisariat Dokën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga autori, i cili e mbante me vete.

I plagosuri aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet