Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, pas një konflikti mes dy personave në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Balëz, ku pas sherrit për një lojë bixhozi, 25-vjeçari Kledjan Plaku ka qëlluar me armë ndaj 53-vjeçari Naim Gjoni.
Sipas policisë së Elbasanit, 53-vjeçari Naim Gjoni ka qenë në makinë në momentin kur është qëlluar më armë.
 
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Pasi ka plagosur 53-vjeçarin, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se policia po punon për kapjen e autorit.
 
Ndërkaq, uniformat blu të mbërritura në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje.