Kadastra, ikën Lame dhe vjen Bici! Rama: Task-Forcë speciale për të prerë menjëherë bishtat e mbetura të korrupsionit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në krye të Kadastrës drejtuesen e re Dallëndyshe Bici, ndërsa i pranishëm ishte edhe ish-drejtuesi Artan Lame, i cili e ka drejtuar për thuajse një dekadë këtë institucion. Kreu i qeverisë tha se sot është koha për një fazë të re pune, ndërsa paralajmëroi se do të ngrihet në Task Forcë brenda Kadastrës për të gjithë punonjësit që abuzojnë me pozicionin e tyre. Për kreun e qeverisë synim është që të mbyllen të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. Sipas kreut të qeverisë duhet të mbyllen të gjitha sportelet dhe çdo shërbim të merret nëpërmjet telefonit.

‘Duhet një bashkëpunim i ngushtë me Prokurorinë Speciale edhe për sa i përket AMTP-ve, që kjo nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me Kadastrën, por ka të bëjë me bishtat e pisllëkut edhe të korrupsionit të së kaluarës, që është nga koha e komunave që ka gjetur hapësirë dhe nëpër njësitë bashkiake dhe që prodhon edhe sot që flasim dokumente AMTP që jepen tani dhe pretendohen se janë dhënë në 1991 dhe 1992, por natyrisht e thashë që kjo është komplekse dhe është përtej institucionit vetë sepse duhet të përfshijë dhe institucione të tjera në mes, përfshirë dhe një ndërhyrje tjetër finale ligjore për të ndaluar përfundimisht, për të dhënë një afat përfundimtar dhe për të ndaluar përfundimisht regjistrimin e çdo AMTP tjetër në Republikën e Shqipërisë, se fenomeni i nxjerrjes dhe i kokë daljes së AMTP-ve nëpër prona të konsoliduara nga investitorët dhe në rrugët e zhvillimit për të hyrë në mes dhe pastaj për të kërkuar pjesë pa merituar është një fenomen që nuk duhet në asnjë mënyrë të lejohet të marrë formë.'- tha Rama.

Rama tha se duhet më shumë bashkëpunim për të ndaluar regjistrimet e Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi dhe se do të futet në punë shërbimi satelitor për të shmangur abuzimet.

‘Duhet një punë intensive për të trajtuar problemin e përçartjeve të institucionit lidhur me legalizimet, një këtu e një atje, një andej e një këtej dhe patjetër edhe për procesin e dhënies në dorëzim të tokave që janë jashtë rruzullit të 7501, në zona të caktuara të vendit ku është bërë një hap i rëndësishëm përpara, por ku duhen edhe hapa të tjerë konkretizues dhe duhet, në fund të ditës, futur menjëherë në punë shërbimi satelitor që ka filluar tani të japë prodhimet e para në mënyrë që puna e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të marrë përfundimisht dhe plotësisht dimensionin teknologjik. Dhe duhet në fund të ditës futur menjëherë në punë shërbimi satelitor, i cili tani ka filluar të japë prodhimet e para në mënyrë që puna në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës të marrë përfundimisht dhe plotësisht dimensionin teknologjik.’- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se në fokus të punës së drejtueses së re të Kadastrës do të jetë cilësia dhe shpejtësia, pa alibira, por në zbatim të ligjit.

‘‘Është e padiskutueshme që procesi i përpjekjes për të vendosur disa pika mbi i në raport me ligjin duhet të trembë ata që duan t’i bëjnë bisht ligjit dhe askënd tjetër. Për këtë dua të jemi të qartë që A-ja dhe Zh-ja e punës së Kadastrës, e punës së drejtores së re do të jetë cilësi dhe shpejtësi, pa alibira, por në zbatim të ligjit. Çdo futje duarsh në sistemet digjitale për të bërë truke dhe çdo futje e së keqes pas shpine të shtetit dhe ligjit nga cilidoqoftë nuk do të tolerohet, përkundrazi do të jetë prioritet i prioriteteve. Një task-forcë speciale do të ngrihet për këtë çështje. Ne u kemi premtuar njerëzve që do të kenë pronat e tyre të sigurta.'- tha Rama.

Duke bërë një përmbledhje të reformave që janë bërë në fushën e kadastrës, Rama tha se nëpërmjet digjitalizimit të shërbimeve, janë hequr radhët, por ka ende një problem, pasi përgjigjet jepen ende me letër.

Në fjalën e tij, ish-kreu i Kadastrës Artan Lame, tha se kurrë nuk e ka ndjerë prezencën kryeministrit në vendimet e tij. Ndërsa drejtorja e AKSHi-t, Linda Karcanaj u shpreh se nga shërbimet e ofruara nga e-Albania, janë kursyer 110 vite pritje dhe janë shmangur shumë abuzime.

Nga ana tjetër, drejtorja Dallëndyshe Bici e mori detyrën mes zotimeve për t’i dhënë një shtysë të re Kadastrës Shqiptare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:41
Drejtuesja e AKSHI-t: 74 shërbime të Kadastrës janë online në E-Albania

 

Linda Karçanaj drejtuesja e AKSHI-t u shpreh se 74 shërbimet e Kadastrës janë online në E-Albinia dhe se u janë kursyer qytetarëve 110 vite pritje në radhët e tmerrshme të hipotekave.

‘Të 74 shërbimet Kadastrës janë online në E-Albania. 640 mijë aplikime janë bërë vetëm në E-Albania. U janë kursyer qytetarëve 110 vite pritje në radhët e tmerrshme në dyert e hipotekave. Tani kemi një sistem te integruar që u shërben jo vetëm qytetarëve, por të gjitha institucioneve të rëndësishme. Nuk ka nevojë të kërkosh një mik në Kadastër pasi mjafton të bësh një klik. Tani ato janë totalisht të monitorueshme. Kemi një sistem të integruar multifunksional që është në shërbim të të gjithëve. S’kemi asnjë vonesë ndërkohë që ndërveprime me të gjitha sistemet e tjera. Qytetarit do ti shkojë njoftim sa herë që ka një ndryshim.’- tha Karçanaj.

Ora 13:40
Drejtuesja e re e Kadastrës: Hapa të rinj për zgjidhjen e problematikave të vjetra, kryesisht dixhitalizimin

 

Drejtuesja e re e Agjencisë së Kadastrës, Dallëndyshe Bici, ka deklaruar se kjo detyrë është një sfidë për të, teksa ka shtuar se shpreson të bëjë më të mirën e mundshme në shërbim të qytetarëve. Bici nënvizoi se shpreson që të bëhen hapa të rëndësishëm në këtë institucion që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problematikave të vjetra ku ka theksuar dixhitalizimin.

‘Të falenderoj për besimin në gjithë këto vite. Kjo detyrë e rëndësishme. Kjo detyrë e re është një sfidë e madhe për mua. Shpresoj që të bëj më të mirën e mundshme duke marrë parasysh të gjitha ato që përmendët më sipër. Është privilegj që të jem në shërbim të qytetarëve. Detyrat që na lihen dhe ato që na ngarkohen janë procese që shërbejnë për mbajtjen e premtimeve, për respektimin e besimit që kanë qytetarët karshi nesh. Më mbështetjen tuaj të veçantë, të qeverisë, shpresoj të kemi hapa të rinj të rëndësishëm në këtë institucion që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problematikave të vjetra, apo atë më kryesoren, dixhitalizimin. Faleminderit dhe i uroj kolegut Lame më të mirat.’- tha Bici.

Ora 13:22
Ikën nga Kadastra, Lame: Vetëm me Ramën mund të bëhej reforma, largimin e konsideroj si dhuratë për ditëlindje

 

Artan Lame, kryetari i larguar i Kadatrës teksa mori fjalën në prezantimin e drejtoreshës së re Bici, foli për punën në të gjithë këto vite.

“Para disa kohësh, në një emision thashë se Kadastra nuk përbën më lajm, në kuptimin që tashmë ka hyrë në rutinën e punës së saj të përditshme. Nga ana tjetër më dha një lloj trishtimi sepse jam mësuar me gjëra që kanë ritme të shpejta që kanë ndjesë. Kjo ishte një dilemë e imja, që ka pak kohë që më bren.  Me gjithë problemet që ka 1.3 milionë shërbime të dhëna çdo vit në kadastër. E gjitha kjo ka në themel reformën e pronës.

Përtej kontributit që kanë persona të veçantë, kjo reformë nuk do ishte marrë kurrë pa Edi Ramën. Askush tjetër nuk do t’i kishte hyrë këtij qederi përveçse një njeri si ai. Unë nuk e kam vuajtur impostimin e tij në vendimmarrjet e mia.

Kemi diskutuar, kam dëgjuar, edhe kemi debatuar por në momentin pas kësaj kam qenë gjithmonë e lirë në vendimmarrjet e mia. Ky ka qenë një sektor që gjithmonë frynte sipas parasë ose politikës.

Kjo mos ndërhyrje e Kryeministrit në vendimmarrje ka pasur edhe një të keqe të vogël, që ka qenë se besimi i tij total tek ynë ka bërë që një pjesë e stafeve të mos ndiejnë që ka një sy nga lart që i shikon. Një pjesë e stafeve e ka ndier veten të pavarur. Çdo punonjës i juaji duhet ta ndiejë që është pjesë e qeverisjeje dhe ta pyesë mirë veten pas çdo tasti që shkruan.

I drejtohem të gjithë punonjësve të Kadastrës, kur nuk përton Kryeministri të më nisë mua ankesën e çdo qytetari, imagjinoni çfarë duhet të bëni ju.

Unë nesër kam ditëlindjen dhe pas 3-4 ditësh duhet të bëjë vizitat e asaj ngjarjes së shëndetit që pata para pak vitesh. E konsideroj këtë tërheqje edhe si dhuratë ditëlindje se vërtet duhet të kujdesem edhe pak për shëndetin”, tha Lame.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 12/03/2023 08:42

    Pas 30vitesh katrahure me pronat dashka te vendose rregull me ne fund. Ahahahaha

    Përgjigju
  • Iris: 12/03/2023 03:58

    Z.Lame kur flisni per Ramen tingelloni po aq patetik dhe po aq qesharak sa letrat e deklaratat e ish-Bllokisteve nje nate para pushkatimit,kur i dergonin letra besnikerie Enverit dhe partise megjithese ishin po keta qe po i pushkatonin! Kurse Rama qe reagon si nje femije qe ka zbuluar per here te pare kenaqesine e perdorimit te kompjuterave dhe na qenka qederosur pse perdoret letra akoma,ndoshta na duhet t'i kujtojme qe bota i perdor te dyja dhe kompjuterin dhe letren.Dhe gjithemone letra eshte e pa zevendesueshme,sidomos kur behet fjale per kadasta,ku bota t'i kerkon dokumentet (bazuar ne eksperiencen personale),ne leter,me vule te thate e te njome dhe nuk pyet shume se Rames i vret syrin letra.

    Përgjigju
  • XOXO: 11/03/2023 19:25

    Hahaha hahaha, I modh je!!!! Do I presim bishtin korrupsionit!!! Hahaha hahaha. Si puna ati qenit qe gjemo bishtin e vet!!! Asnje her se kap, dhe asnje her se kafshon!! I modh je . And all the halfwit illiterates believe you!!!

    Përgjigju
  • Ademi: 11/03/2023 15:26

    I njejti person me emra te ndryshem ka shkruar 5 komente ,dori, roni,ani,mondi,bjordi, pa tjeter eshte I foltores per te shtuar urrejtien ndaj km .ndersa sa per lamen beri nje lemesh me kadastrat sa qe nuk ka njeri ta zgjidhi.

    Përgjigju
    • ChatGBT: 11/03/2023 22:20

      Ke dëgjuar ndonjëherë për Artificial Intelligence? Kursejnë sufllaqet

  • B. KAZAZI: 11/03/2023 14:53

    Per kuader si ju ka nevoj, ky po pull, Nga njohja Jon nda 2005 Deri me sot, kam par vetem trasparenze dhe vedosmeri.

    Përgjigju
  • Tiku: 11/03/2023 14:38

    Mjere ky popull. Artan Lame. Dallendyshe Bici, Ardi Veliu. Nuk paska djem e vajza te tjere ky vend?!!!!!

    Përgjigju
  • Bjordi: 11/03/2023 14:37

    Nje lajm shume i mire mbyllja e sporteleve

    Përgjigju
  • Mondi: 11/03/2023 14:36

    Mbyllja e sporteleve eshte nje plus i madh per te gjithe qytetaret

    Përgjigju
    • Axl: 11/03/2023 22:28

      Një big sh*t.. punonjësit e kadastrave kanë hapur agjenci ilegale për të rrjepur moshatarët që nuk dinë të përdorin e albania-n e famshme..

  • Bobi: 11/03/2023 14:34

    Sufllaqe per te tere. Se kuptoni qe shtoni urrejtjen e njerezve per bablokun. Kurse ty Lame te uroj te gezosh ato qe ke marr si drejtues kudo ku ke qene

    Përgjigju
  • Arber: 11/03/2023 14:31

    Dixhitalizimi eshte nje gje e paimagjinueshme progres i padiskutueshem qe le gjurme ne cdo lloj sherbimi .Por do te ishte shume mire nese pas marrjes se cdo sherbimi te ishte edhe nje rubrike qe a moret sherbimin qe kerkuat .Sepse te korruptuarit gjejne lloj lloj justifikimesh per ti vere bisht punes dhe kosto eshte per qeverisjen .Nuk ka pse .

    Përgjigju
  • Luani: 11/03/2023 13:53

    Zoti Rama! Jan aq bishta te forte & te trash sa eshte e veshtire ti presesh.

    Përgjigju
    • Axl: 11/03/2023 22:31

      Tribrirësh fashista.. Me VKM NR. 465 TË VITI 2016 i keni bërë gropën vetes që të tre aty... Mjerë ju për të gjithë ato shtëpi që keni prishur pa shpronësim dhe që duhet të jepnit çertifikatë pronësie.. pseudosocialist me prirje fashiste.

  • Ani: 11/03/2023 13:49

    Perkushtimu juaj eshte fantastik

    Përgjigju
  • Roni: 11/03/2023 13:48

    I urojme suksese Dallandyshe Bicit

    Përgjigju
  • Dori: 11/03/2023 13:47

    Po punohet shume mire per kadastren

    Përgjigju
  • Votuesi: 11/03/2023 13:08

    Të marrë ndonjëri guximin dhe t'i thotë kryeministrit se na lodhe duke ricikluar figura të stërkorruptuara në krye të institucioneve më të korruptuara!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë