Lufta/ Ushtria izraelite: Lideri i Hezbollahut, Nasrallah është vrarë! Grupi militant libanez hesht! Izraeli bombardime në Bejrut

Lufta/ Ushtria izraelite: Lideri i Hezbollahut, Nasrallah është vrarë! Grupi militant libanez hesht! Izraeli bombardime në Bejrut

Hassan Nasrallah dhe bombardimet e fundit të Izraelit në Bejrut

Bejrut-  Ushtria izraelite konfirmoi mëngjesin e sotëm vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah gjatë sulmit të kryer në Bejrut pasditen e djeshme. Në këtë mënyrë Izraeli i jep një goditje të rëndë grupit militant libanez, pas disa muajsh luftimesh.

Hassan Nasrallah është vrarë”, tha një zëdhënës.

Ushtria izraelite goditi selinë e Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit të premten (27 shtator) me një seri sulmesh që kishin në shënjestër udhëheqësin e grupit militant, duke shkatërruar shumë ndërtesa të larta apartamentesh. 

Ushtria tha se kreu një sulm ajror preciz ndërsa udhëheqja e Hezbollahut po zhvillonte një takim në selinë e saj në Dahiyeh, në jug të Bejrutit dhe se së bashku me Hassan Nasrallahun u vranë dhe disa komandantë të lartë të grupit militant

Autoritetet libaneze thanë se sulmi shkaktoi gjashtë të vdekur dhe 91 të plagosur, por bilanci pritet të rritet.

“Sulmi ynë ishte shumë i saktë”, tha IDF.

Ali Karki, komandanti i Frontit Jugor të Hezbollahut dhe komandantë të tjerë të Hezbollahut, u vranë gjithashtu në sulm, tha ushtria izraelite duke shtuar se kishin shënjestruar edhe ndërtesat ku ruheshin armët.

Organizata Hamas ka reaguar menjëherë duke dënuar bombardimet e Izraelit, teksa e quan "regjimi sionist" dhe i bëri thirrje "kombeve islamike që të zmbrapsnin agresionin brutal" kundër këtij armiku. Kurse ministri i Jashtëm i Iranit sulmoi kryeministrin izraelit Netanyahu si një vrasës që kërkon të pushtojë vende të tjera.

Ndërkohë sot në mëngjes, ushtria izraelite kreu disa sulme në Bejrutin jugor dhe Luginën Bekaa të Libanit lindor. 

Hezbollah iu përgjigj ditën e sotme me një "shi" raketash "Fadi-1" Izraelit në disa territore në Izraelin verior dhe qendror dhe Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Por IDF tha se ranë në vende të hapura, kryesisht në det dhe pa shkaktuar dëme apo viktima.

(Lajmi në përditësim)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
Parlamenti i Iranit: Izraeli duhet të përballet me një përgjigje të dhimbshme! IDF: Izraeli është në gjendje gatishmërie maksimale

Bombardimet në Liban

Parlamenti iranian reagoi ashpër pas bombardimeve të Izraelit në Liban orët e fundit, ku është njoftuar nga IDF edhe vrasja e kreut të Hezbollah, Hassan Nasrallah.

“Krimet e fundit të regjimit sionist në Liban, të kryera me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, nuk do të mbeten pa përgjigje”, tha sot zëdhënësi i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, pas një takimi urgjent të komisionit, për sulmin e Izraelit në jug të Bejrutit, të premten e 27 Shtatorit.

Sipas IRNA, Ebrahim Rezai tha më tej:

"Anëtarët e komisionit e quajtën të mjerueshme heshtjen e organizatave ndërkombëtare dhe vendeve që pretendojnë se janë mbështetës të të drejtave të njeriut. Ata theksuan se Izraeli duhet të përballet me një përgjigje praktike, vendimtare dhe të dhimbshme".

Tani Izraeli konfirmon se është në gatishmëri të lartë për një konflikt më të gjerë, pas njoftimit për vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

"Shpresojmë që kjo të ndryshojë veprimet e Hezbollahut", tha nënkoloneli Nadav Shoshani në një konferencë shtypi të raportuar nga media, duke iu referuar vrasjes së Nasrallah. "Ne kemi parë Hezbollahun të kryejë sulme kundër nesh për një vit. Është e sigurt të supozohet se ata do të vazhdojnë të kryejnë sulmet e tyre kundër nesh, ose se do të përpiqen ta bëjnë", shtoi ai.

Ora 11:56
IDF izraelite: Vramë edhe numrin tre të Hezbollahut, Ali Karaki dhe disa oficerë të lartë!

IDF publikon tabelën e komandantëve dhe liderit të vrarë të Hezbollah

Teksa situata në Liban është bërë e paqëndrueshme, pasi Izraeli vijon bombardimet e pandërprera deri në Bejrut dhe kufirin jugor, duke lajmëruar edhe vrasjen e kreut të Hezbollah, Hassan Nasrallah, të tjera lajme jo të mirë vijnë për organizatën.

Përveç kreut të Hezbollahut libanez, Hasan Nasrallah, IDF njoftoi sot (28 Shtator) se u “eliminuan” numri tre i Hezbollahut, Ali Karaki, komandant i organizatës në Libanin jugor dhe oficerë të tjerë të lartë të krahut ushtarak të lëvizjes islamike.

Ushtria izraelite më herët kishte njoftuar edhe vrasjen e disa komandantëve dhe kreut të Njësisë së Raketave të Hezbollah.

Në mëngjesin e sotëm u raportuan 6 të vrarë dhe rreth 200 të plagosur nga bombardimet, por shifrat ndryshojnë nga ora në orë.

Ora 11:25
Lufta/ Ushtria izraelite thotë se Hassan Nasrallah u vra, grupi i Hezbollahut hesht

1727515574_ret.JPG

Foto: Hassan Nasrallah

Izraeli tha sot se ka vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah. Një burim iranian konfirmoi vdekjen e liderit të grupit të Hezbollahut  Nasrallah për gazetën italiane ‘La Repubblica’ ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga grupi militant libanez, i cili ka zgjedhur në këto momente të heshtë.

Hezbollahu nuk ka konfirmuar as vrasjen e  komandantëve të tjerë të grupit të mbështetur historikisht nga Irani në bastisjet e djeshme në kryeqytetin libanez Bejrut.

Para njoftimit të ushtrisë izraelite, mediat ndërkombëtare raportuan se nuk kishte asnjë kontakt me Nasrallah për orë të tëra.

Ora 09:24
Hezbollah i përgjigjet Izraelit me raketa, disa i shpëtojnë sistemit mbrojtës! IDF: Ranë në vende të hapura, asnjë dëm dhe viktimë

Nga luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahun

Hezbollah i është përgjigjur me raketa Izraelit, pas bombardimeve të mbrëmshme në Bejrut nga IDF, ku dyshohet se mund të jetë vrarë edhe lideri i organizatës Hassan Nsasrallah, në një lajm ende të pakonfirmuar zyrtarisht.

Një raketë tokë-tokë e lëshuar nga Libani së fundmi goditi një zonë të hapur në Izraelin qendror. Kjo është bërë e ditur sot (28 Shtator) nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

IDF thotë se sipas protokollit, sirenat nuk kanë rënë në asnjë qytet, pasi raketa është drejtuar në një zonë të hapur. Raketa me sa duket ra në det, megjithëse IDF thotë se detaje të tjera janë duke u konstatuar.

Më parë, raportuan mediat izraelite, Hezbollah kishte marrë përgjegjësinë për sulmin me raketa këtë mëngjes në veri të Izraelit.

Në një deklaratë, e para e lëshuar sot, organizata shiite tha se kishte lëshuar një breshëri raketash Fadi-1 në Kibbutz Kabri në Galilenë Perëndimore.

Ora 08:37
Ministria libaneze e Shëndetësisë: Evakuohen spitalet në Bejrutin e Jugut!

Bombardimet në LIban

Spitalet në periferitë jugore të Bejrutit do të evakuohen pas sulmeve të rënda izraelite në zonë.

Kjo u njoftua nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, e cila u bëri thirrje spitaleve në zonat jo të prekura që të ndalojnë pranimin e rasteve jo urgjente.

Një deklaratë nga ministria u bën thirrje spitaleve që nuk janë prekur nga sulmet izraelite, që të "ndalojnë marrjen e rasteve jourgjente deri në fund të javës së ardhshme, për t'u lënë vend pacientëve nga spitalet në periferitë jugore të Bejrutit, të cilët do të evakuohen për shkak të zhvillimeve në agresion".

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ende një raport të përditësuar të sulmeve.

Ora 07:59
Irani i përgjigjet Izraelit: Turp historik që një vrasës i madh si Netanyahu vjen në OKB dhe bën kërcënime të egra!

  

Pas Hamasit ka reaguar edhe Teherani zyrtar. Ministri i Jashtëm i Iranit i ka quajtur "të egra" "kërcënimet" e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili paralajmëroi Kombet e Bashkuara për aftësinë e vendit të tij për të goditur Iranin.

"Është një turp historik që një vrasës i madh vjen në Kombet e Bashkuara dhe helmon Asamblenë e Përgjithshme me gënjeshtra të neveritshme dhe kërcënime të egra për të pushtuar vende të tjera dhe për të vrarë më shumë njerëz", i tha Abbas Araghchi Këshillit të Sigurimit.

Informacionet nga fronti i luftës dhe pas bombardimeve të fundit në Bejrut flasin edhe për vdekjen e kreut të Hezbollah, Hassan Nasrallah, por ende e pazyrtarizuar. Izraeli theksoli mundësinë që ai të kishte vdekur, teksa burime nga hezbollah thanë se lideri i tyre është i paarritshëm.

Të paktën 6 persona u vranë dhe 91 të tjerë u plagosën në bombardimet e mbrëmjes së djeshme në Liban, ku IDF tha se goditi një bazë të organizatës armike.

Ora 07:45
IDF: Kreu i njësisë raketore të Hezbollah, zëvendësi dhe komandantë të tjerë u vranë! Hamas thirrje kombeve arabe e islamike: T'i përgjigjemi agresionit

Pamje nga bombardimet në LIban

Ushtria izraelite njoftoi se kishte "eliminuar komandantin e njësisë raketore të Hezbollahut në Libanin jugor".

Ky është “terroristi Muhamed Ali Ismail”, lexohet në një deklaratë të publikuar në Telegram. Zëvendësi i tij, "terroristi Husein Ahmad Ismail, u vra gjithashtu në operacion. Komandantët dhe operatorët e tjerë të Hezbollahut u eliminuan së bashku me ta".

Hamasi dënoi "përshkallëzimin dhe agresionin sionist" kundër popullit libanez, duke u bërë thirrje "kombeve arabe dhe islamike" të veprojnë dhe "të zmbrapsin këtë agresion brutal". Këtë e raporton Al Jazeera.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 28/09/2024 11:53

    Eshte i zgjuar Edi Rama qe po i kthen sunnitet shqiptare ne bektashinj! Me financimin izraelit, kuptohet! Saliu na futi ne islamizmin ekstrem! Po te mos bente Rama kete manover, mund te ishim ne shqiptaret objektiv i bombardimeve izraelite, me te drejte! Te falenderojme fort Edi Ramen dhe Izraelin qe po na pozicionojne mire! Turp per Saliun!

    Përgjigju
  • Beni: 28/09/2024 08:08

    Cifutet do ta pesojne nje dite me gjithe keto te keqija qe po bejne por shpresoj ta thyejne koken nje ore e me pare

    Përgjigju
    • A...Zh: 28/09/2024 11:56

      Beni, qe t'te realizohet deshira duhet te presesh gjate, shume gjate!

    • AltinTop: 28/09/2024 11:27

      O Beni- Cifutet nuk fshihen poshte pallateve me familje, por dalin e ja thyejne koken me te fortit qe u bie ne qafe..

    • BBC: 28/09/2024 08:52

      Shko mor mbeturine turqinie

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parlamenti i Iranit: Izraeli duhet të përballet me një përgjigje të dhimbshme! IDF: Izraeli është në gjendje gatishmërie maksimale

Parlamenti i Iranit: Izraeli duhet të përballet me një përgjigje të dhimbshme! IDF: Izraeli është në gjendje gatishmërie maksimale