Në mbarë Nepalin, i cili në këto muaj ka filluar të rimëkëmebet nga tërmeti shkatërrimtar, gjatë fundjavës janë hapur mijëra shkolla. Ministria e Arsimit ka urdhëruar që për ndërtesat të cilat janë dëmtuar, procesi mësimorë të mbahet në klasa të përkohshme, shkruan Anadolu Agency (AA).
Është vlerësuar se 90 përqind e institucioneve arsimore janë shkatërruar në krahinat e Nepalit, Gorkha, Nuwakot dhe Sindhupalchok. Nga tërmeti u shkatërruan mbi 24.000 klasa në disa shkolla të Nepalit.
Nepali u godit nga dy tërmete të fuqishme, më 25 prill dhe 12 maj 2015, ku jetën humbën 8.693 persona dhe më shumë se 22.220 të tjerë u plagosën.
Nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), pretendohet se në Nepal edhe më parë ekzistonin probleme të mëdha me shkollimin e fëmijëve. Gati 1.2 milion fëmijë në këtë vend, të moshës mes 5 dhe 16 vjeç, nuk kanë ndjekur fare mësimin.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )












