Pas Tabakut, Dumës dhe kunatit të Bashës, Veliaj fiton edhe gjyqin me Gazment Bardhin

Pas Tabakut, Dumës dhe kunatit të Bashës, Veliaj fiton edhe gjyqin me Gazment Bardhin

Bashkia Tiranë njofton se kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar një betejë tjetër ligjore me Partinë Demokratike.

Sipas Bashkisë, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të pushuar hetimet në lidhje me pretendimet e Partisë Demokratike në kallëzimin e depozituar në SPAK, të firmosur nga Sekretari i saj i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Bashkia njofton se në këtë kallëzim PD pretendonte se Veliaj dhe ministrja Manastirliu kanë përdorur postin publik në zgjedhjet e 25 prillit 2021 për interes elektoral.

Bashkia njofton se në kërkesën drejtuar gjykatës, Prokuroria shprehet se nuk ka asnjë provë që kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja Manastirliu të kenë përdorur postin publik dhe shpërdoruar detyrën, duke i cilësuar akuzat e Bardhit të pavërteta dhe të pabazuara në ligj dhe në prova.

Kujtojmë që kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar betejat ligjore me Jorida Tabakun, me Grida Dumën dhe kunatin e Lulzim Bashës, Erion Isufin, të cilët e kishin akuzuar për shpifje.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK