‘Pas tërmetit bënim mësim në kotecin e pulave’ / Mësuesit rrëfejnë për rrugëtimin e bukur por edhe të vështirë të mësimdhënies

TIRANË- Mësuesit janë misionarët e dijes, dhe ‘ skulptorët’ e së ardhmes.

Roli I tyre ka një rëndësi të veçantë në çdo shoqëri, kohë apo vend. Ai kërkon angazhim, durim, devotshmëri e kreavitet. Në këtë javë të festës së mësuesit ju sjellim historinë e dy mësueseve të cilat me përkushtim dhe devotshmëri në profesionin e tyre kanë arritur të nxjerrin breza të tërë studentësh . Në një intervistë në ‘ Rreze Dielli’ folën për rrugëtimin e tyre mësuese Meridiana Nepravishta dhe Entela Allushi, drejtoreshë e shkollës ‘ Jeronim de Rada’.

Ajo gjatë periudhës së pandemisë u bë një ndër figurat më të dashura të ekranit të Radio Televizionit Shqiptar duke përcjell mësim prej aty.

Një rrugëtim I bukur edhe pse I vështirë, por mësuese Entela nuk e ka ndjerë aspak të tillë këtë profesion, madje as në fillimet e saj kur gjithçka ishte mjaft e vështirë:

“Unë kam rreth 18 vjet në arsim sepse kam pasur disa shkëputje. Është një profesion që më ka dhënë vërtet shumë kënaqësi dhe vazhdon të më japi. Unë  e kam filluar punën në fshatrat e Tiranës, në fillimet e para kam qën në fshatin e Priskës është në rrethinat e Tiranës’’ shprehet ajo.

Ndërsa znj. Meridiana është tashmë mësuese në pension, me nje eksperincë 30-vjeçare në këtë profesion. Gjatë viteve ajo thotë se ka krijuar marrëdhenie të shkëlqyera me nxënëesit e saj aq s aka krijuar miqësi dhe e kanë thërritur edhe në dasmat e tyre:

“Fakti që sot jam e lidhur jashtë mase jo vetëm, nëpërmjet facebook-ut, më thërrasin për 7-Marsin, më kanë thirrur në dasmat e tyre, më kanë thirrur në fejesat e tyre dhe vërtet që jam mbushur plot dhe kam kuptuar sa mirë e kam bërë profesionin tim” thotë ajo. 

Ajo tregon edhe për sakrificat e mësimdhënies:

"Kjo foto është shumë e veçantë pasi tërmeti I 15 Prillit   goditi shumë zonën e Shkodrës dhe fshatrat tonë Trushë, Bushat Hajmel, Megushë gjithë zonat u rrafshuan dhe u rrafshua edhe shkolla jonë dhe ne kemi çuar Bankat në kotecin e pulave, u cuan pulat në një vend tjetër me letër celefon ndaheshin klasa nga klasa dhe kemi bërë mësim për një periudhë 6- mujore në kotec” rrëfen ajo për eksperincat e saj në mësimdhënie.

Në këtë intervistë mësuese Meridiana pas 30 vitesh në arsim nxjerr në pah dhe një problematikë që duket se ka hasur në vitet e fundit në rolin e prindërve në edukimin e fëmijëve:

“ Në atë kohë ardhja e prindërve në shkollë ka qenë shumë e shpeshtë, duhet më shumë lidhja me prindërit, ka prindër që nuk e dinë rrezik se çfarë klase është fëmija. Ka prindër që cdo gjë e kërkojnë nga shkolla dhe e sjellin në shkollë dhe duhet patjetër që vetëm të shkolla të jetë përgjegjëse’’ thotë ajo.

Tashmë në postin e drejtoreshës znj.Entela Allushi përpiqet me cdo kusht të zhbëjë paragjykimet që kanë përndjekur mësuesit vitet e fundit:

“ Do të bëja një thirrje në fakt televizioneve, duhet të mos merren kaq shumë më dhuratat e mësueseve, është një nga gjërat që ne na shqetëson. Unë kam një teori që cdo njeri ka personalietin e vet, ka emrin e vet, ndërton punën e tij, sigurisht që ka raste që ndoshta abuzohet dhe unë nuk e vë në dyshim. Por armata e tërë e mësueseve  janë ajo që bëjnë punë të mëdha, një tufë me lule që atyre u shkon nuk ka nevojë të përgojohet kaq shumë në ditën e 7- Marsit. Deri sa ka mësues që thojnë shyqyr që bie sivjet e dielë, që mos ta festojmë atë festë, sepse gjëja e parë që bëhet në shkollë vjen një gazetar dhe të pyet çfarë dhurate more sot” .

Pavarësisht problematikave, puna prej shumë vitesh në arsim nuk ia ka zbehur buzëqeshjen dhe pasionin këtyre zonjave. Përkundrazi, duket sikur me kalimin e viteve, ato janë përforcuar.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/03/2021 01:19

    Para disa vitesh,kur u ktheva per vizite ne Shqiperi,vendosa te fotografoja per kujtim shkollen tetevjecare ku kam studiuar ,ne Tirane,/E.D/.Te them te drejten u cudita sa kishin ndryshuar mesuesit e sotem,nga ata te kohes sone.Nuk mu duken ne paraqitje si mesues,por si drejtora bisnesi,kishin humbur thjeshtesine e meparshme.Tani, kam 21 vite ne emigracion dhe mesuesit ketu ku jetoj,kane thjeshtesine e mesuesve shqiptare te kohes se Xhaxhit. A mos valle me humbjen e thjeshtesise,ka humbur dhe dicka tjeter,dicka qe padashje po le pasoje ne edukimin e brezit te ri?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja