Ndërsa znj. Meridiana është tashmë mësuese në pension, me nje eksperincë 30-vjeçare në këtë profesion. Gjatë viteve ajo thotë se ka krijuar marrëdhenie të shkëlqyera me nxënëesit e saj aq s aka krijuar miqësi dhe e kanë thërritur edhe në dasmat e tyre:
“ Fakti që sot jam e lidhur jashtë mase jo vetëm, nëpërmjet facebook-ut, më thërrasin për 7-Marsin, më kanë thirrur në dasmat e tyre, më kanë thirrur në fejesat e tyre dhe vërtet që jam mbushur plot dhe kam kuptuar sa mirë e kam bërë profesionin tim” thotë ajo.
Ajo tregon edhe për sakrificat e mësimdhënies:
Kjo foto është shumë e veçantë pasi tërmeti I 15 Prillit goditi shumë zonën e Shkodrës dhe fshatrat tonë Trushë, Bushat Hajmel, Megushë gjithë zonat u rrafshuan dhe u rrafshua edhe shkolla jonë dhe ne kemi çuar Bankat në kotecin e pulave, u cuan pulat në një vend tjetër me letër celefon ndaheshin klasa nga klasa dhe kemi bërë mësim për një periudhë 6- mujore në kotec” rrëfen ajo për eksperincat e saj në mësimdhënie.