Pas vdekjes së poetit Arben Duka, ndërroi jetë edhe i biri në SHBA! Miqtë kërkojnë ndihmë: Funerali ka kosto të larta, të mbështesim familjen

Pas vdekjes së poetit Arben Duka, ndërroi jetë edhe i biri në SHBA! Miqtë kërkojnë ndihmë: Funerali ka kosto të larta, të mbështesim familjen

Poeti i njohur Arben Duka dhe i biri Denis Duka

Gazetari Aleksandër Çipa, përmes një statusi në rrjete sociale bën me dije se disa miq dhe familjarë janë bashkuar për të krijuar një llogari në GoFound për të ndihmuar me mbështetjen e kostove të funeralit për Denis Dukën, djalin e poetit të njohur shqiptar, Arben Duka, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në SHBA.

Ndër të tjera, gazetari Aleksandër Çipa shkruan në rrjete sociale se Denisi ishte një mik i shkëlqyer i cili la pas bashkëshorten dhe të bijën, Sofi. Çipa shprehet se Denisi la pas një zbrazëti dhe ikja e tij ishte e papritur.

“Për shkak të vdekjes së papritur, ne dëshirojmë të ndihmojmë dhe të mbështesim familjen me kostot e larta të funeralit. Çdo ndihmë është e mirëpritur!”-shkruan Çipa bashkangjitur linkut për të kontribuar.

Denis Duka 35 vjeç, ndërroi jetë dje për shkak të një infarkti, një javë pas të atit. Edhe Arben Duka ndërroi jetë për të njëjtin shkak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja