TIRANË- Bindja e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko se emigrantët mund të votojnë pa treguar adresat nuk qëndron. Këtë e konfirmon kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili duke iu referuar ligjit të vitit 2016, thotë se pa pasur një adresë vendbanimi të shtetasve që jetojnë jashtë vendit nuk mund të ushtrohet e drejta e votës nga ana e tyre për zgjedhjet e 25 prillit.
“Nëse jeni emigrant nuk mund të votoni nëse nuk jeni me vendbanim të territorit të Shqipërisë, duhet që ky status të jetë i qartë për KQZ. Pë ata që banojnë jashtë territorit, Kodi Zgjedhor këtë herë ka përcaktuar mundësinë që të votojnë atje ku kanë vendbanimin dhe nëse doni të votoni nga atje, këtë duhet ta tregoni”, u shpreh Celibashi.
Vendimi për të kufizuar qeverinë 4 muaj para zgjedhjeve, detyron institucionet të raportojnë 5 ditë para për çdo aktivitet. Ministria e Drejtësisë dhe Infrastrukturës bëhen institucionet e para që kërkojnë autorizim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për një aktivitet publik në Gjirokastër.
“Ka raportime nga ministria e Infrastrukturës, e Drejtësisë për një aktivitet në Gjirokastër. Këto janë aktivitetet e raportuara, nuk kemi asnjë aktivitet të ndaluar. Komisioneri nuk ka marrë asnjë vendim që nga momenti që flasim”, tha kryekomisioneri.
Implementimi i teknologjisë është një tjetër sfidë për institucionin më të rëndësishëm zgjedhor. Ilirjan Celibashi konfirmoi se qeveria do mundësojë financimin 100% të të gjithë procesit.
“Ka raportime nga ministria e Infrastrukturës, e Drejtësisë për një aktivitet në Gjirokastër. Këto janë aktivitetet e raportuara, nuk kemi asnjë aktivitet të ndaluar. Komisioneri nuk ka marrë asnjë vendim që nga momenti që flasim”, shpjegoi ndër të tjera kreu i KQZ.
KQZ është duke punuar edhe për mënyrën se si do të votojnë emigrantët. Deri më tani alternativa më e diskutuar është ajo me postë.
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4040
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor, 20:15
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor, 20:53
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30