Të rrethuar me kangjella, tela me gjemba dhe nën ruajtjen e policisë, 30 të mitur kalojnë çdo ditë në ambientin e riedukimit në Kavajë, pasi për drejtësinë ata konsiderohen përgjegjës për krime të kryera.

Nga vrasjet, vjedhjet, grabitjet dhe krimet seksuale janë veprat e konsumuar nga këta të mitur, që sot ndjehen në faj dhe i bëjnë apel bashkëmoshatarëve të mos bëjnë të njëjtin gabim si ta.

ReportTv është ndalur në ambientet e këtij burgu për t’ju sjell nga pranë se si jetohet, cilët janë pasionet e tyre dhe si është një ditë e zakonshme.
e tyre dhe si është një ditë e zakonshme.

“Kam nisur të saldoj për herë të parë këtu që para katër muajsh, dhe besoj se do ta vazhdoj zanatin e dhe kur të dal nga këtu.
Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të kisha këtë zanat, por besoj se do ta vazhdoj edhe pasi të dal nga këtu. I bëj thirrje bashkmoshatarëve të mi që të bëjnë punë të ndershme.”
Shprehen të rinjtë.

Ofiçina mekanikë nuk është puna e vetme e tyre pasi ata kanë fituar zanate në punë me dru, hidraulike dhe elektrike.

“Është kënaqësi kalojmë kohem mësojmë edhe diçka më shumë. Do ishte kënaqësi që të isha marangoz ose mobilier kur të dal”, thotë i mituri.

Janë miqësorë dhe pranojnë të ndajnë me ne disa momente të aktivitetit sportive në ambientet e riedukimit në Kavajë.

“Do të doja të isha në palestër këtu ndjehem i mbyllur, duar e lidhura për çdo gjë. Kam kryer një vepër penale dh etani po vuaj dënimin. I them bashkëmoshatarëve që të mos kryejnë asnjë vepër penale sepse janë të rinj dhe mund të gabojnë” tregon i riu.

E teksa lëmë ambientet sportive i drejtohemi bibliotekës së IEVP Kavajë, aty ku i mituri nga Saranda që vuan një dënim për armëmbajtje pa leje ka pasion të shkruaj biografinë e një shkrimtari shqiptarë cilido qoftë ai. Në këtë bibliotekë ka një sërë librash, ndërsa sipas tyre deri më tani si ka vizituar asnjë poet apo shkrimtar.

“Unë librat i kam pasion, romani i preferuar është “Sekreti” i Danjel Still, që bën fjalë për një histori dashurie. Ku ng anjë martesë e mirë prishet familja”, shprehet një i ri. 

Për kreun e riedukimit Kavajë, Hasan Asllani, problem mbeten të dënuarit recidivist dhe e ardhmja e të rinjve të cilët pasi përfundojnë dënimet dhe lënë këto ambiente nuk kanë asnjë mundësi për tu ri-integruar.

“Problem themelorë është përsëritja e veprave penale. Nevojitet një studim për të impementuar një strategji të qartë, pasi kushtet ekonomike të të miturve përgjithësisht janë të vështira, shumica vijnë nga familje me ndihmë sociale. Në momentin që një i mitur largohet nga këtu ene i bëjmë një kërkesë bashkive që të interesohen për një punësim të tyre, por kjo është ofruar në kushtet minimale”, tha Alla.

Asllani deklaron se deri më tani është vetëm Bashkia e Tiranës ajo që ka ofruar bashkëpunim me këtë institucion, ndërsa bashkitë e tjera dhe pse e kanë detyrim ligjorë kanë heshtur.

Ky institucion është ndërtuar afro 1 dekadë më parë dhe është i vetmi që akomodon të miturit e dënuar në vend dhe aktualisht në të ndodhen 30 të mitur të cilët varjojnë nga mosha 15 deri në 17 vite e 8 muaj më i madhi.

[gallery]23529[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com