Pasaportat për fëmijët nën 16 vjeç, të cilat janë lëshuar me afat 10 vjecar, do të jenë të vlefshme vetëm për 6 vite. Në prag të ardhjes së emigrantëve shqiptarë, Ministria e Brendshme ka sqaruar se pasaportat e lëshuara gjatë vitit 2009-2010 kanë afat vetëm për 6 vite.
“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetareve që para se të nisen për të udhëtuar jashtë shtetit, të kontrollojnë afatin e vlefshmërisë së pasaportës së fëmijëve të tyre. ”, - thotë në një njoftim Ministria e Brendshme.
Në disa Pika të Kalimit të Kufirit, janë evidentuar disa raste të refuzimit të daljes për arsye të pavlefshmërisë së pasaportave të fëmijëve. Sipas Ministrisë së Brendshme çdo qytetarë që udhëton jashtë Shqipërisë duhet ta ketë vlefshmërinë e pasaportës mbi 3 muaj, nga dita e daljes në kufi.
Njoftimi i plotë
Në lidhje me vlefshmërinë e pasaportave të lëshuara gjatë periudhës Prill 2009 deri ne Korrik 2010 për shtetasit shqiptarë nën moshën 16 vjeç, duam t'ju rikujtojme gjithe shtetasve se pasaportat e lëshuara me afat 10 vjeçar, per të miturit, janë të vlefshme për një periudhë 6 vjeçare duke filluar nga data e lëshimit.
Kjo u be e mundur pas shtyrjes me 1 vit te vlefshmerisë së këtyre dokumentave biometrike, per gjithe pasaportat e lëshuara me afat vlefshmërie të gabuar 10 vjeçar.
Bëjmë me dije se këto pasaporata edhe pse kanë afat 10 vjeçar, nuk janë të vlefshme, në rast se ka kaluar afati 6 vjeçar.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetareve që para se të nisen për të udhëtuar jashtë shtetit, të kontrollojnë afatin e vlefshmërisë së pasaportës së fëmijëve të tyre.
Në disa Pika të Kalimit të Kufirit, janë evidentuar raste të refuzimit të daljes për arsye të pavlefshmërisë së pasaportave të fëmijëve.
Ky refuzim është i pashmangshëm.
Çdo shtetas që udhëton jashtë Shqipërisë duhet ta ketë vlefshmërinë e pasaportës mbi 3 muaj, nga dita e daljes në kufi.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com