Pashallëku i Janinës kishte mundësi të bëhej si Principata e Montekarlos!

Pashallëku i Janinës kishte mundësi të bëhej si Principata e Montekarlos!

Realizimi i kësaj të fundit do të kishte shmangur konfliktin e vazhdueshëm mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe do të kishte avituar shpërnguljen e çamëve! Do të ishte një principatë e rëndësishme edhe sot, ndoshta edhe me e pasur se Montekarlo dhe ku familjet çame apo shqiptare do të kishin në dorë ekonominë e vendit ashtu siç e kanë familjet xhenovese edhe sot në Montekarlo! Po ashtu do të ishte një zgjidhje e konfliktit territorial territoriale për Greqinë që do te mbante sovranitetin tokësor, por do të linte që shqiptarët të administronin pasuritë e tyre dhe tokat e tyre! Po ashtu edhe grekët do të kishin mundësi të kishin një peshë të rëndësishme në tregti dhe do të bashkëjetonin me çamët, pa pasur nevojë të bënin shpërngulje! Mundësia e fundit që Janina të ishte principatë ishte mundësia reale e transformimit të Pashallokut të Janinës në një principatë të trashëguar! Por, vallëzimet politike dhe të aleancave të Alisë si dhe realiteti i kohës e shkatërruan mundësinë që sot te kishim një principatë të Janinës të ngjashme me atë të Montekarlos sot! Përplasjet e shumta me Turqit, vendosmëria e rusëve dhe francezëve për ta sulmuar atë e dobësuan maksimalisht pushtetin e tij, por edhe tendenca e tij për zgjerim deri ne Vlorë e Berat, lufta thuajse personale me suliotët e dobësuan shumë pushtetin e Alisë! Vrasja e tij nga agjentët turq shënon edhe fundit e këtij pashallëku duke mos u trashëguar më asgjë nga ajo që Aliu kishte ndërtuar e realizuar! Megjithatë, periudha e Alisë është një ndër periudhat më të ndritura të shqiptarëve e sidomos përballë grekëve, por ishte edhe motivit për të cilën grekët vendosen të hakmerreshin kundrejt popullatës çame duke i shpronësuar e dëbuar ata  nga tokat e tyre!

Aliu e forcoi dhe e faktorizoi shumë faktorin shqiptar, jo vetëm në mesdhe, por edhe më tej duke u bërë pjesë ose çështje e rëndësishme e konflikteve dhe të ekuilibrave të aleancave të mëdha të asaj kohe! Gjithashtu, Aliu mund të konsiderohet edhe si një frymëzim paraprak që shqiptarët të kishin një model të ngjashëm të organizimit shtetëror për të kërkuar e realizuar shkëputjen nga Perandoria Osmane e për të shpallur Pavarësinë! Nëse, Aliu dhe faktori shqiptar do të kishin menduar në një optikë më të gjerë kombëtare e jo në atë të një pushteti të ngushtë e personal, shqiptarët, ndoshta do të kishin arritur ta bënin shtetin e tyre kombëtar para Greqisë duke pasur më shumë mundësi ekzistence dhe përfitimi ndaj kësaj të fundit!

Krijimi i principatës së Janinës do të kishte forcuar miqësinë mes grekëve e shqiptarëve e do të kishte forcuar rolin e tyre në Ballka si dy popuj që Ballkani ju takonte për arsye historike si dy popujt kryesor autokton që e kanë civilizuar dhe e kanë mbizotëruar atë deri në ardhjen e osmanëve!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Balo Bënça: 01/08/2022 23:36

    Po çfarë çamë thua o qyq!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja